Për familjen time/ Ogullxhani ndodhet në rrezik për jetën

Omeri debaton rëndë me Ogullxhanin pas incidentit që ndodhë në skenë edhe pse ai nuk e beson fare këtë të fundit me atë që i thotë. Ndërkohë Harika ndjen dhembshuri për të dy dhe vendos ti tregojë të vërteten Omerit.

Mirëpo sherri mes Omerit dhe Ogullxhanit bëhet e madhe saqë e merr vesh dhe Ajla e cila i kërcenon për perjashtim nga shkolla. Ai që rrezikon më tepër është Omeri pasi është me bursë të plotë.

Sakaq, Ogullxhani niset për të marrë motorrin e tij por ngec në një gropë të madhe. Ai nuk e di se i është ngritur kurth dhe teksa bie ne grope, ai rrezikon jeten.

Nga ana tjetër Nebahatit i funksionon plani për anullimin e dasmlës së Suzanës dhe Akifit. Në event shfaqen video tl Akifit teksa i shpreh dashurinl Nebahatit dhe Suzana ikën menjëherë duke refuzuar të kurorëzojë martesën me te.

 

Për familjen time/ Nebahati shkatërron martesën e Akifit me Suzanën

Mes Ogulxhanit dhe Omerit ndodh një përplasje e madhe pas incidentit në skenë dhe Omeri nuk e beson Ogulxhanin në shpjegimin që ai i bën. Por, Harika ndjen keqardhje për ato të dy dhe vendos t’i tregojë Omerit gjithë të vërtetën.

Megjithatë, sherri mes dy kushërinjve merr mjaftueshëm përmasa të mëdha sa për t’u kërcënuar nga Ajla, me përjashtim nga shkolla, veçanërisht Omeri që ndodhet aty me bursë.

Ndërkohë, Ogulxhani shkon të marrë motorrin por për shkak të kurthit, ai mbetet i bllokuar në një gropë të madhe që nis të mbushet, pa e parë njeri se Ogulxhani ka mbetur brenda.

Paralelisht, Nebahati ia arrin planit të saj sepse e anullon martesën e Akifit me Suzanën. Në dasmën e tyre shfaqen video të Akifit duke i shprehur dashurinë Nebahatit dhe Suzana largohet duke hequr dorë nga ajo martesë.

PREMTIMI/ Emiri dhe Feriteja i bëjnë një surprizë Jigitit

Xhavidana ndodhet në situatë të vështirë teksa Xhemreja ka shkuar për tu hakmarrë ndaj saj.  Kjo e fundit nuk arrin ti bëjë asgjë pasi Xhavidana pranon çdo gjë duke shpërthyer në lot.

Sakaq, Emiri rri gjithë natën me Feritin për ti përgaditur një dhuratë prej druri Jigitit edhe pse Xhemreja e dashuron me të gjithë forcën e saj. Të nesërmen ato rikthehen në shtëpi me dhuratën e përgaditur për Jigitin.

Sapo kthehen, ato i presin Hikemti dhe Songyli të cilët ndodhen në shtëpi. Sakaq, Oja me mprehtësinë e saj vëren se Songyli po i vardiset me tepër se çduhet Hikmetit. Nga ana tjetër ndodhet Kuruja e cila nuk i ndal planet e saja për djallëzi.

Ajo është tepër xheloze për Kemalin dhe arrin të marrë vemendjen e të gjithëve edhe njëherë duke u hequr si e semurë. Ajo e bën të gjithën këtë për të marrë vemendjen e Narinit por pavarësisht përpjekjeve të saja kjo gjë nuk funksionon.

PREMTIMI/ Oja përndjek Songylin dhe Hikmetin

Xhemreja futet në dhomën ku ndodhet Xhavidana por nuk hakmerret dot ndaj saj sepse ajo pranon çdo akuzë dhe thotë se meriton t’i ndodhë çdo e keqe. Pas atyre fjalëve të shoqëruara me lot, Xhemreja largohet në heshtje.

Ndërkohë, Emiri që Xhemreja dashuron, ndodhet me Feridenë duke përgatitur gjatë gjithë natës një dhuratë prej druri, për djalin e tij Jigitin. Të nesërmen në mëngjes, ato kthehen në shtëpi me dhuratë.

Ndërsa në shtëpi ndodhet Songyli me Hikmetin. Oja e vëren se Songyli po i vardiset Hikmetit, ndaj u vihet nga pas fshehurazi kur ato dalin. Sakaq, Kumru vazhdon planet e saj djallëzore.

Nga xhelozia për Kemalin, ajo u tërheq të gjithëve vëmendjen duke bërë si e sëmurë, që fokusi i tyre të jetë tek ajo dhe jo tek Narini por sado që përpiqet, nuk funksionon.

AMANETI/ Nedimi i shkon në varrim Xhengerit

Jamani kërkon ti shkojë në fund ngjarjes së rëndë të ndodhur Xhengerit, Ai niset për në komisariat ku dhe takon Feritin dhe ia bën të qartë se do bëj çdo gjë për ta zbuluar vrasjen e tij.

Nedimi merr një telefonatë nga Nana e cila dyshon se ai ka dorë në aksidentin e Xhengerit por ai e mkohon totalisht një fakt të tillë. Madje paftyrsia e tij arrin deri aty sa iu shkon në shtëpi.

Ai hiqet si mik i familjes dhe nis ti ngushëllojë për vdekjen e Xhengerit. Ai u thotë atyre se do u mungojë shumë të gjithë shoqërisë. Ndërkohë në shtëpi ka rënë trishtimi i madh ku ajo që e ndjen më shumë është Ajnuri.

Edhe pse dhimbja e tyre është e madhe, edhe Aisheja vuan për sekretin që ajo mban prej kohësh. Feriti ndërkohë kujdeset për Doanë edhe pse nuk është vajza e tij dhe për këtë Aisheja ndihet në faj pasi nuk ia thotë dot të vërteten.

AMANETI/ Jamani betohet për hakmarrje

Jamani shkon në polici, në komisariat, ku dhe takohet me Feritin, për t’i bërë atij të qartë se nuk do qëndrojë duarkryq ndaj vrasjes së Xhengerit, nëse ka qënë e qëllimshme.

E mbushur me dyshime, Nana telefonon Nedimin për t’a pyetur nëse ai ka gisht në aksidentin e Xhengerit por Nedimi e mohon totalisht diçka të tillë. Për më tepër, ai u shkon në shtëpi.

Duke u hequr si një mik i mirë i asaj familjeje, ai i ngushëllon për humbjen e njeriut që të gjithë pa përjashtim, e donin shumë. Në mesin e tyre, Ajnuri është ajo që po e përjeton më keq nga të gjithë.

Paralelisht me dhembjen e tyre, Aisheja përjeton dhembjen e sekretit që mban prej vitesh. Feriti vazhdon të kujdeset për Doanë, pa e ditur se është vajza tij ndërsa Aisheja vajton që nuk ia thotë dot të vërtetën.

Për familjen time/ Omeri i bën surprizë Susenit

Gonyli shkon në shtëpinë e Orhanit dhe dërgon ushqime për to dhe fëmijët mirlpo Ajbikeja nuk e pret aspak mirë një veprim të tillë. Ajo urdheron fëmijët të mos i prekin ushqimet që solli ai.

Ajo nuk humbet kohë dhe niset për në shtëpinë e së ëmës për ta takuar. Ajo bashkë me Ogulxhanin vizitojnë Shengylin duke e lumtuar këtë të fundit pas masë. Ato i japin zemër që të mos bjerë pre e provokimeve të burgosurës e cila po e torturon.

Shongyli përleshet me të burgosuren. Sakaq, Ogulxhanit i duhet të përballet me intrigën e Emirit dhe Tollgës pasi ato i vjedhin motorrin e punës. Ai e gjen veten ngusht teksa pronari i kërkon ta kthejë ose përndryshe do thërrsë policinë.

Nga ana tjetër ndodhet Nebahati që po planifikon ti prishë dasmën Akifit. Gjithashtu Omeri ka vendosur mos ta mbajë më të fshehtë dashurinë që ka ndaj Susenit. Edhe pse e ka mërzitur në shkollë ai shkon tek shtëpia duke i bërë një surprizë.

 

Për familjen time/ Ogulxhani kërcënohet nga pronari punës

Në shtëpinë e Orhanit troket Gonyli, për t’i sjellë atij dhe fëmijëve ushqime nga më të ndryshmet por Ajbikeja nuk e pret aspak mirë. Madje, ajo nuk i lejon as që t’i prekin ato ushqime me dorë. Për më tepër, vendos të vizitojë nënën e saj.

Sëbashku me Ogulxhanin, ato e lumturojnë pafund Shengylin me vizitën që i bëjnë por njëkohësisht i japin edhe kurajo që të mos e durojë më të burgosurën që po e torturon. Rrjedhimisht, Shengyli përleshet me të.

Ndërkohë në shkollë, Ogulxhani përballet me ligësinë e Tollgës dhe Emirit që i vjedhin motorrin e punës. Si të mos mjaftonte, pronari punës e kërcënon me denoncim në polici. Larg tyre, Nebahati planifikon prishjen e dasmës së Akifit.

Paralelisht, Omeri vendos të mos e mbajë më të fshehtë dashurinë që ndjen për Susenin. Pasi e ka mërzitur në shkollë, ai i troket në shtëpi dhe e lumturon me një surprizë të madhe, duke ia shprehur gjithçka që ndjen.

PREMTIMI/Xhavidanës i rishfaqet rreziku më i madh

Ferideja gjindet ne një situatë aspak të mirë përballë Ojës e cila e akuzon pa pushim se po e mashtron Emirin vetëm për para. Mirëpo i gjendur aty, Hikemti i del në krah Feridesë dhe e shpëton nga kjo situatë e sikletshme.

Pas pak pastesh, Ferideja shplrthen në lot, por këtë herë në lot gëzimi sepse shikon Emirin që po i afrohet Jigitit teksa qan dhe i ndjen aromën këtij të fundit. Sakaq, Xhavidana vazhdon të qendrojë në spital.

Edhe pse e prangosur ajo është e përbetuar për hakmarrje ndaj Xhemresë. Ajo shikon spitalin përreth dhe nisë të thurë planet se si të hakmerret direkt ndaj saj pa u vlnë re nga të tjerët.

Nga ana tjetlr ndodhet Kemali i cili së bashku me Kumrunë kthehen në shtëpi. Kumruja është betuar se edhe nëse vdes nuk do lejojë kurrë Narinin dhe Kemalin të jenë bashkë.

PREMTIMI/ Emiri përqafon Jigitin mes lotësh

Oja mbërthen me shpatulla pas muri Feridenë, duke e akuzuar pa ndalim se si ajo gjoja po mashtron Emirin për hir të parave. Para se Ferideja të përgjigjet, Hikmeti i tregon vendin Ojës dhe e shpëton Feridenë nga ajo.

Vetëm pak çaste më vonë, Ferideja qan por nga gëzimi. Ajo shikon fshehurazi Emirin që i afrohet Jigitit, e merr në duar dhe qan duke ia ndjerë aromën. Në anën tjetër ndodhet nëna Emirit, Xhavidana.

Ajo vijon të jetë në spital por njëkohësisht edhe e prangosur. Armikja saj e përbetuar, Xhemreja, i shkon në spital fshehurazi dhe shikon terrenin për të përgatitur hakmarrjen ndaj saj.

Ndërkohë, Kemali kthehet në shtëpi me Kumrunë. Kjo e fundit, hiqet si një person tjetër por në fakt i betohet vetes se edhe nëse do vdesë, do krijojë një skenë të tillë vdekjeje, që Kemali dhe Narini të mos mund të jenë kurrë bashkë.