Për familjen time/ Akifi nxjerr në shitje kolegjin e tij

Gjendja ekonomike e Akifit shkon për dreq saqë arrin të nxjerrë në shtije kolegjin e tij. Ai të gjithën këtë po e bën që të ketë para që të shpëtojë Suzanën. Ai niset të bisedojë për këtë gjë me Ajlën e cila mbetet e shokuar nga vendimi i tij.

Nga ana tjetër në shtëpinë e fëmijëve që mbeten jetim për faj të Akifit shkon për vizitë Sabahati. Ajo nis të bisedojë me të moshuarën Sevgi që sipas Sebahatit ajo nuk është aspak e sëmurë.

Sakaq, Asija nis punen e re te Gonyli ku kjo e fundit i bën një gjest që i kujton asaj nënën e vdekur dhe për këët Asija e falendëron. Pasi Asija largohet, atë e falenderon edhe Orhani i cili merr një puthje të papritur si një përgjigje.

Nebahati dhe Ajla përjetojnë një situatë të tmerrshme. Borxhlinjtë e Akifit i shkojnë në kompani për të kërkuar llogari të armatosur dhe duke kërkuar me çdo kusht paratë e tyre.

 

Për familjen time/ Orhani merr një puthje nga Gonyli

Gjendja e Akifit shkon aq keq, saqë ai vendos të nxjerrë në shitje kolegjin e tij, vetëm që të ketë para për të shpëtuar Suzanën. Këtë mendim, ia përcjell fillimisht Ajlës, duke e lënë atë tërësisht pa fjalë.

Sakaq, në shtëpinë e fëmijëve që mbetën jetimë për shkak të Akifit, ka shkuar për vizitë Sebahati. Ajo bisedon me të moshuarën Sevgi dhe sipas Sebahatit, Sevgi nuk është aspak e sëmurë.

Paralelisht, vajza e shtëpisë, Asija, fillon punë tek Gonyli, e cila nga një gjest që i bën, i kujton nënën e ndjerë, gjë për të cilën Asija e falenderon. Pas largimit të Asijes e falenderon edhe Orhani, i cili merr një puthje të papritur si përgjigje.

Të nesërmen në mëngjes, dy persona do përjetojnë tmerr. Ato do jenë Nebahati me Ajlën, të cilave u shkojnë në kompani borxhlinjtë e Akifit, me armë në duar duke kërkuar paratë që i takojnë.

PREMTIMI/Jigiti ndodhet në duar të rrezikshme

Doktori lajmëron familjen e Kumrusë se për të nuk ka më shpresa dhe për këtë, Kumru i nevrikoset Narinit, sepse ajo e nxiti të mbushej me shpresë për të ardhmen. Sakaq, në anën tjetër ndodhet një tjetër i sëmurë, Reshiti.

Emiri lajmërohet se ai është plagosur dhe ka rënë në koma por mendja e Emirit është e zënë vetëm me Feridenë, të cilën edhe e telefonon për t’i kërkuar rikthimin, por ajo nuk pranon, gjë që Emirin e shtyn të mendojë se është pjesë e lojës të refuzojë.

Mirëpo, gjatë asaj kohe, djali tij Jigiti ndodhet në rrezik sepse dadoja që ka sjellë Songyli, është mëse e keqe dhe nuk i do aspak fëmijët. Ajo tenton t’i japë ilaç gjumi që të flejë gjithë natën por nuk ia del dot, sepse Melike ia merr nga duart.

Për fatin e Jigitit, Ferideja mëson menjëherë të nesërmen se kush është dadoja që e ka marrë atë përsipër. Pas atij shokimi, ajo përjeton edhe shokimin e planeve të Songylit për t’u martuar me Hikmetin për shkak të pasurisë së tij, gjë që ia përcjell një fqinje e besueshme.

PREMTIMI/Ferideja shokohet nga të fshehtat e Songylit

Emiri merr një telefonatë, nga ku mëson se Reshiti është plagosur rëndë në burg, aq sa ka përfunduar në koma. Por, sado që shokohet, mendja i rikthehet sërish tek Ferideja, të cilën e lidh menjëherë me Jigitin.

Ky i fundit, ndodhet në rrezik duke qenë në duart e dados së re që Songyli ka sjellë. Ajo i përgatit ilaç për t’a vënë në gjumë por për fat, Emiri e merr para se ajo të mundet t’ia japë. Me Jigitin në duar, ai telefonon Feridenë.

Përgjigjet e saj e bëjnë ende të ketë dyshime nëse është vërtetë aq e mirë apo po luan lojën. Ajo natë kalon me aq ndërsa të nesërmen, Ferideja mëson nga një fqinje e saj të gjithë planet e Songylit për martesën me Hikmetin.

Për më tepër, mëson se kush është në të vërtetë dadoja të cilës i është besuar Jigiti. Paralelisht, Për Kumrunë mësojnë se nuk ka më shpresa. Ajo nevrikoset me Narinin që e nxiti të besonte se do shpëtonte ndaj heq dorë nga mjekimet.

AMANETI/Feriti i propozon Akasjës për martesë

Aishe mbushet me mendime dhe dyshime se mos Feriti e dashuron ende. Derisa Vollkani u ndërpret bisedën, ajo ia shpreh motrës së saj këto mendime, Neshesë. Por ndërkohë, Feriti fokusohet tek Akasja, aq sa i kërkon të martohen.

Vetëm pak çaste pasi ajo pranon, ai e dëgjon në një telefonatë, ku ajo përmend sëmundjen që ka por edhe faktin që do t’a jetojë çdo ditë të jetës. Që t’a bëjë ende më të lumtur, Feriti i përgatit një surprizë në zyrën e tij.

Atë surprizë me një propozim të vërtetë martese, do e shikojë fshehurazi edhe Aisheja, e cila do pikëllohet e tëra. Që aty, Feriti shkon pranë Jamanit për të vijuar misionin që kanë për të zënë Nedimin në një rrëfim të planeve të tij.

Nedimi takohet me armikun kryesor të Jamanit por për fatin e tyre të keq, as Nedimi dhe as personi tjetër nuk flet diçka konkrete për planet e tyre, ndaj Feriti nuk ndërhyn dot për t’a arrestuar.

AMANETI/Feriti nuk e arreston dot Nedimin

Aisheja vijon t’a dashurojë Feritin si në ditën e parë por tanimë nuk është e bindur nëse ai e dashuron ende apo jo. Afrimiteti tij me Akasjën, e lëndon atë pafund.

Teksa qan për të dhe ndjenjat i mban të fshehura, Feriti e fokuson veten tek Akasja, për t’ia bërë sa më të lumtura ditët e fundit të jetës që i kanë mbetur, ndaj dhe i kërkon që të martohen sa më shpejt.

Për t’a lumturuar siç e meriton, ai i bën një propozim surprizë në zyrën e tij të punës, ku do e shikojë rastësisht edhe Aisheja, lëndimi i të cilës shkon në një gradë tjetër, aq sa mbyllet në shtëpi.

Që aty, Feriti shkon të takohet me Jamanin. Sëbashku me Ibon në makinë, ato rregjistrojnë bisedën e Nedimit nga përgjuesi që Jamani i ka vënë por në asnjë moment, Nedimi nuk thotë diçka konkrete për planet e tij, ndaj nuk e arreston dot.

Për familjen time/ Gonyli i blen makinë Orhanit

Songyli sheh një video të Orhanit duke bërë qejf me Gonylin. Ajo menjëherë shkon pranë tyre dhe bën një rrëmujë të madhe duke i turpëruar të dy mirlpo Gonyli nuk heqë dorë. Një ditë më pas në mëngjes, ajo i bën një makinë dhuratë Orhanit.

Ajo e justifikon duke i thënë se i duhet për të kryer porositë e restorantit dhe ai e pranon. Sakaq, edhe Shongyli nuk rri duarkryq. Ajo vendos të lërë mbrapa çdo gjë dhe tl vazhdojë jetem duke nisur punë në kiompaninë e Akifit.

Harika e cila ndodhet në shtëpi sëbashku me fëmijët iu përgjërua të qëndrojë në shtëpizën e Omerit, Asijes dhe Emelit ka nisur ankesat e para për mungesë kushtesh dhe ushqimore.

Fati i saj i keq vazhdon edhe më tej kur përballet me një bullizim që Emiri dhe e motra i bëjnë asaj duke e bërë që të derdhë lot në sytë e të gjithëve që ishin të pranishëm mes tyre.

Për familjen time/ Shengyli heq dorë përfundimisht nga Orhani

Songyli nuk duron në shtëpi pasi shikon videon e Orhanit duke u argëtuar me Gonylin por i bastis në lokalin ku ndodhen dhe i turpëron të dy. Por Gonyli sërish nuk heq dorë. Të nesërmen në mëngjes, ajo i bën dhuratë makinë Orhanit.

Me justifikimin se i duhet për të transportuar porositë e lokalit, ai e pranon. Por edhe Shengyli nuk qëndron duarkryq. Ajo lë mënjanë mërzinë dhe vendos të ecë në jetë, duke filluar punë në kompaninë e Akifit.

Sakaq, në shtëpi ndodhen ende fëmijët. Harika, e cila u përgjërua që të jetonte në shtëpizën e Omerit, Asijes dhe Emelit, tanimë nxjerr vetëm ankesa për mungesën e kushteve apo të ushqimeve të bollshme.

Por fati vijon të jetë kundër saj dhe sapo shkon në shkollë, përballet me një përtallje shumë të rëndë që Emiri dhe motra tij i bëjnë asaj, aq sa e përlotin në mesin e të gjithëve.

PREMTIMI/ Songyli gjithnjë e më pranë objektivit të saj

Emiri mundohet të provokojë pa ndalim Feridenë për bisedën që ai dëgjoi duke bërë me Songylin. Kjo e fundit i thoshte Feridesë se ishte ne dijeni që ajo e ka çuar Xhavidanën në shtëpi dhe Ferideja nuk hapte gojen fare për të folur.

Me naivitetin e saj që e karakterizon, Ferideja arrin ta besojë atë. Ajo shkon deri aty sa arrin të preket dhe bën gati Jigitin dhe nisen për në shtëpi për tu rikthyer pasi nuk mund të qendrojë në një vend vetëm me Emirin.

Nga ana tjetër Oja ka nisur të kuptojë rreth situatës së Songlylit. Ajo e provokon pa ndalim atë por Songyli nuk preket aspak dhe është e vendosur për objektivin e saj: të bëjë për vete Hikmetin.

Emiri dhe Ferideja kthehen në shtëpi ku me ktë të fundit që i tregon Melikasë se çfarë i ka ofruar Emiri. Melikeja gëzohet shumë por nga ana tjetër është Songyli që çmendet nga xhelozia pasi i përgjon bisedën mes tyre.

PREMTIMI/ Emiri luan pisët me Feridenë

Emiri, në çdo fjalë, po e provokon Feridenë. E gjitha kjo, vetëm për shkak të një bisede që ai ka dëgjuar mes saj dhe Songylit, ku kjo e fundit i thoshte se ishte në dijeni që e ka dërguar Xhavidana në atë shtëpi dhe Ferideja heshtte.

Por Ferideja naive, e beson. Ajo e beson aq shumë saqë emocionohet dhe përgatiti Jigitin për t’u kthyer në shtëpi, pasi nuk qëndron dot në një vend vetëm për vetëm me Emirin.

Sakaq, në shtëpinë e tyre, Oja ka filluar t’a nuhasë më shumë situatën me Songylin. Ajo i hedh fjalë pafund, por Songyli ka objektiv Hikmetin dhe Oja nuk e ndalon aspak në planin që ka.

Po atë natë, në shtëpi kthehet Emiri me Feridenë. Kjo e fundit, i tregon vetëm Melikesë se çfarë i ka propozuar Emiri. Melikeja çmëndet nga lumturia ndërsa Songyli që i përgjon, çmëndet nga zilia.