Munevveri ndodhet e vetme në dhomën e saj, duke admiruar në fshèhtësi fotografitë e Kiraçit, kur ky i fundit, e fton Denizin për një takim atë mbrëmje. Denizi entuziasmohet dhe pranon menjëherë por nuk di si të dalë nga shtëpia pa e vënë re babai i saj. Për këtë, ajo kërkon ndihmën e Fuljës. Fulja u shkon në shtëpi dhe duke u jùstifikuar se është e vetme në shtëpi, ajo kërkon leje nga Kadiri, për Denizin. Me shumë ngulm, ajo e arrin marrjen e asaj leje, ndërsa Denizi përgatitet për takimin që ka.
Takimi mes tyre shkon më së miri dhe pas një kohe të konsiderueshme që qëndrojnë nèn shoqërinë e njëri tjetrit, Kiraçi e shoqëron për në lagje, ku do i japë edhe një puthje në buzë, gjë që e shikon edhe Fulja nga dritarja. Denizi rrëfen para Fuljës se ka rënë në dashuri me Kiraçin dhe Fulja gëzohet shumë për të. Paralèlisht, një tjetër dashuri do përjetojë xhelòzi atë natë. Do jetë Sinani, i cili do shikojë në rrjète socìale fotografitë e Ahmetit me Zejnebin dhe fëmijët e tyre, sëbashku me Suden.
Xhelòzisë së tij, do i japë fund Munevveri, që i sugjeron të mos e shikojë fare si arritje jetën e Ahmetit, pasi ai ka fëmijë nga tre gra të ndryshme. Ahmeti atë natë, do lajmërojë edhe Arzunë që po shkon në pushime me fëmijët e tij, pa Zejnebin. Ai, brenda të njëjtit mesazh, i premton se sapo të kthehen nga ato pushime, do martohen me njëri tjetrin. Mëngjesi i të nesërmes do i gjejë të nisur me makinë, rrugës për në pushime, por me shumë peripeci për shkak të fëmijëve që kërkojnë shpesh të pushojnë.
Xhani gjen shpesh raste për t’a irònizuar babanë e tij, duke thënë se atij i duhet të mësojë çdo gjë për fëmijët, nga e para, pasi po bëhet edhe me një tjetër fëmijë. Në ato momente, Zejnebi ndodhet në punë, sëbashku me Meltemin, ku kjo e fundit, vëren pëlqimin që ka krijuar Munevveri për Kiraçin dhe vazhdimisht e ngàcmon e madje i jep kurajo, duke e nxítur drejt tij. Për Kiraçin, mendon pa ndalim edhe Denizi. Ajo hutohet aq shumë, saqë e vëren edhe Kadiri se diçka ka ndryshuar tek ajo, por Denizi e mohon.