PENDIMI/ Ahmeti merr gòditjen e rradhës nga Arzuja

Kadiri me vajzën e tij mundohen maksimalisht të pastrojnë shtëpinë sipas mànjàkërisë së Munevverit, dhe ia dalin me sukses. Në mbrëmje mblidhen të gjithë në shtëpinë e Zejnebit për të organizuar detajet e fundit të mbetura për dasmën dyshe që do bëhet atë fundjavë. Ndërkohë, në anën tjetër, po atë natë, Ahmeti shkon të vizitojë Arzunë por nuk e gjen atë në dhomën e saj. Duke pàndehur se e kanë rrèmbyèr, ai shkakton skàndal dhe betohet se do i denòncojë në pòlìci, por Eroli e sqaron situatën.

Ai e dërgon Ahmetin në një tjetër dhomë, ku ndodhet Arzuja. Kjo e fundit, as që denjon të flasë me të dhe ia mbyll derën në fytyrë. Reagimi saj do shkaktojë një mèrzi të pakrahasueshme tek Ahmeti, që kthehet në shtëpi në një gjendje të mjèruar. Sakaq, në mëngjesin e të nesërmes, Munevveri do ulet me Denizin dhe Kadirin për të diskutuar mbi Kemalin. Kadiri i ka siguruar një punë ndërsa nga Denizi kërkojnë që për pak kohë t’a ndjèkë fshèhurazi, sa për të vërtetuar nëse këmbët do e çojnë sërish në sallën e bixhòzit apo jo.

Tanimë si një familje e plotë, ato operojnë në bashkëpunim për të mirën e njëri tjetrit, ndërsa Kemali çdo ditë kërkon falje nga të gjithë, për tràzirat që shkaktoi. Koha kalon dhe shtëpia e Munevverit vijon të jetë e zonjës Nurfen. Kjo e fundit, paprìtur do gjejë një letër në prag të shtëpisë, në të cilën, dikush i shkruan se nuk do e lejojë të gjejë qetësi ndonjëherë në atë shtëpi. Ajo tmèrrohet, por nuk e flet me njeri. Një ditë më pas, dasma organizohet dhe teksa celèbrohen me rradhë dy çiftet, Kadiri tregon surprizën që ka përgatitur për Munevverin.

Ai ka arritur të riblejë shtëpinë e saj, gjë që i çudit të gjithë pafund se si ai e ka bindur Nurfenin, ndërsa Munevverin e përlòt shumë nga lumturia. Përtej gjithë personave që ndodhen në dasëm, Meltemi merr një ftesë nga Alpi. Ai ka marrë një ftesë tjetër siç përherë merr por kësaj rradhe do shkojë i shoqëruar nga Meltemi, për të cilën ka menduar deri në detaje, duke i dërguar veshje të reja nga më të shtrenjtat, si dhe një dado për vajzën. Në organizimin e parë ku shkojnë sëbashku, Alpi e prezanton atë si të fejuarën e tij.