Ahmeti e dërgon Zejnebin me të shpejtë në spìtal, pasi mësojnë se Sinani ka marrë një plàgosje të rèndë. Sapo mbërrijnë atje, Ahmeti merr përsipër operimin e Sinanit, ndërkohë që të gjithë familjarët mblidhen në korridor për të pritur një përgjigje për gjendjen e tij. Emreja tregon se Sinani nuk e ka pasur fare mendjen në atë operacion pòlìcor, ka qenë shumë i shkujdesur dhe i turbulluar, ndaj dhe ka marrë aq shumë plùmbà. Për gjendjen e vëllasë së saj, Munevveri fàjëson Zejnebin.
Sipas saj, Sinani është rènduar psìkologjikisht për fàj të Zejnebit, që nuk e linte t’a kryente i qetë punën e tij. Gjatë asaj kohe, në shtëpi, Zejnebi ka lënë të tre fëmijët, nèn kùjdestarinë e Binurës, punonjëses së shtëpisë që tanimë është kthyer në një familjare të tyre. Vajzat, Sudeja dhe Elifi e gjejnë Xhanin duke qàrë por ai e mohon dhe thotë se diçka e pìckoi. Ato largohen për në dhomën e gjumit por atë temë nuk e mbyllin. Sudeja alùdon se mos Zejnebin e ka rrèmbyèr Arzuja por kjo gjë e nèvrikos së tepërmi Elifin.
Mes tyre lind shèrri që i jep fund Xhani, i cili gjithashtu u tregon të vërtetën, gjë që do shkaktojë ende më shumë lòt tek vajzat. Sakaq, operacioni i Sinanit përfundon por atij do i duhet ende më shumë kohë për të ardhur në vete. Ditë të tëra kalojnë, derisa Ahmeti jep làjmin e shumëpritur se Sinani do mund të kalohet në një dhomë normale, pa pasur nevojë për kujdes intensiv. Sapo del në një dhomë ku të afërmit mund t’a vizitojnë, Zejnebi zhvendoset aty, duke qëndruar ditën e natën, me shpresën se ai do zgjohet.
Motra e Sinanit, Munevveri, merr ftesë për të qëndruar në shtëpinë e Ahmetit, ku ndodhen fëmijët pa asnjë kùjdestar mbi kokë, por qëndrimi saj nuk do jetë aspak i lehtë, për shkak të Elifit që ka kuptuar se ajo e ka përzènë Zejnebin dhe tani kërkon llogari për atë gjë. Ndërkohë, Sinani zgjohet dhe sjell lumturi të madhe, por ai nuk flet, as para Zejnebit, as para motrës apo fëmijëve që shkojnë t’a vizitojnë. Vetëm në prezencë të Ahmetit që e merr në pyetje duke menduar se ka humbur kujtesën, Sinani flet e thotë se i vjen tùrp t’ia dëgjojë zërin vetes.