Eroli është shumë i shqètësuar për Arzunë por shqètësimi i kthehet në xhélozi pasi mëson se ajo po qëndron në shtëpinë e Ahmetit. Ai përpiqet t’a nxjèrrë aty duke i thënë se Ahmeti do e denòncojë sërish, por ajo nuk bindet nga fjalët e tij. Në anën tjetër, Sinani nuk bindet se është gadi për t’u martuar. Ai është i shoqëruar në makinë nga Emreja dhe Fulja dhe sëbashku po i drejtohen dasmës së tij, kur ai ndalon makinën në mes të rrugës. Ato të dy e lënë të vetëm të mendojë, të kthjellohet dhe në fund, Sinani bindet që është gati.
Ndërkohë Zejnebi është e tríshtuar që dita saj e veçantë, nuk po trajtohet aspak si e veçantë, sepse Sinani nuk ka bërë asnjë plan për ato të dy, madje i ka thënë të shkojë vetë deri tek ceremonia. Gjithçka do ndryshojë në momentin e fundit kur Sinani shkon t’a marrë atë në shtëpi, më pas shkojnë në ceremoninë e tyre dhe në prezencë të personave më të dashur të jetës së tyre, ato celebrohen, martohen lígjërisht dhe e mbyllin eventin me një puthje dashurore. Pa humbur fare kohë, ato nisen për në muajin e mjaltit, ndërsa fëmijët shkojnë tek Ahmeti.
Arzuja fshíhet menjëherë sapo dëgjon që kanë ardhur fëmijët por mes tyre, Elifi vëren menjëherë se sofra është mbushur me ushqimet e saj më të preferuara dhe ngulmon se ato janë gatuar njëlloj siç ia gatuante Arzuja. Ahmeti përpiqet t’a anashkalojë atë koment por Elifi i çudit të gjithë duke thënë se çfarë shijesh kanë ushqimet brenda, ende pa i provuar. Arzuja e dëgjon nga aty ku ndodhet, por nuk reagon dot, ndërsa Ahmeti gjen një formë dhe e kalon bisedën pa krijuar kush dyshìme. Pas darkimit, ai bisedon veçmas me djalin e tij, Xhanin.
Ahmeti mérzitet që Zejnebi nuk e ka vënë në dijeni për martesën e saj me Sinanin por nuk ka ç’bën. Në mbrëmje vonë, Arzuja i shkon pranë Elifit teksa ajo fle, por askush nuk e vëren. Po atë natë, Alpi prezanton Zahrën si vajzën e tij, para prindërve që ka ftuar. Madje, bën një fotografi të paprítur bashkë me to dhe e poston në rrjète sóciale, gjë që babanë e tij e çménd aq shumë nga tùrpi, saqë e gòdet me shúplakë, duke e quajtur të birin imòral, sepse të gjithë e dinë se ai fëmijë është i dòktor Ahmetit. Pas asaj shùplake, Meltemi ndërhyn dhe i dèbon ato nga shtëpia duke thënë se ato nuk e meritojnë të kenë një djalë si Alpi.