Ahmeti i merr përsipër përgjegjësitë e tij mbi Zahrën, si babai i saj por teksa kujdeset për të, në derë troket Meltemi. Tashmë ajo e ka marrë veten, e ka kuptuar çfarë ka bërë dhe mëse e gatshme për të rritur vajzën, e kërkon atë. Ahmeti ndjen kéqardhje për gjendjen e saj dhe ofron ndihmë financiare si dhe shtëpi ku mund të qëndrojë, por Meltemi refuzon. Ajo thotë se do i arrijë vetë të gjitha, pa ndihmën e askujt. Për të vazhduar projektin e shkollës me Zejnebin, Meltemi i troket në derë.
Ajo e fton të punojnë sëbashku, duke qenë Zejnebi në krye të shkollës, gjë që Zejnebi e pranon por betohet se në lígësinë e parë që Meltemi do bëjë, ajo do e përzèrë dhe asnjëherë më nuk do i besojë. Në këtë formë, ato bien dakord. Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet Arzu me Shulen. Ato gjejnë një tjetër shtëpi të lënë dhe jetojnë në të, ndërsa për të nxjerrë ndonjë të ardhur, ato mbjellin ushqime dhe të korrat i shesin. Dy muaj të tërë kalojnë dhe barku i Arzusë nis të duket qartazi.
Ajo e vazhdon punën një më një me Shulen dhe teksa shet, ajo sàjon histori, se si babai i fëmijës po punon në majë të malit për t’u siguruar bukën e gojës, njëherë tjetër thotë se ai është i paralìzuar e shumë histori të ndryshme të trìshta. Rrjedhimisht, njerëzit ndjejnë dhémbshuri dhe i lënë asaj më shumë para për blerjet që bëjnë. Sakaq, Bahriu sjell làjmin e mirë se Selena është larguar me avion për në Ameríkë, gjë që nénkupton se ajo e ka pranuar se nuk do jetë më kurrë me Suden.
Brenda fare pak ditësh làjmi tjetër, se kùjdestaria e Sudes është pranuar të jepet tek gjyshja e saj, Aisheja. Të gjithë përgatiten për t’u rikthyer në çiflig, por Aisheja e fton Suden të përshëndetet me Zejnebin e të tjerët, duke u thënë se mund t’a vizitojnë atë në çdo moment që dëshirojnë. Alpi dhe Bahriu ndërhyjnë, por nuk ndryshojnë dot gjë. Pasi i shoqëron për në shtëpi Alpi, ai kupton se diçka ka prekur trurin e Aishes, e cila i flet atij si mos më kèq dhe së fundmi i thotë se do konsultohet me Sabriun për rrogën e Alpit, por Sabriu prej muajsh nuk jeton më.