PENDIMI/ Alpi i rrëfen Zejnebit planin e tij për Meltemin

Ahmeti zemëròhet shumë me Meltemin kur dëgjon se si sillet ajo me Zejnebin, prandaj i premton kësaj të fundit se mund t’i sigurojë mjaftueshëm para për të gjithë fëmijët, mjafton që të mos punojë pranë Meltemit, por Zejnebi zòtohet se do ia dalë mbanë vetë. Alpi gjithashtu përfshihet në atë bisedë dhe i tregon Zejnebit se lìgjërisht, ajo nuk po punon për Meltemin, pasi lìçensa është në emër të saj, ndërsa Meltemi është thjesht prònare e ndërtesës, gjë për të cilën do i japë asaj qeranë e duhur.

Sapo Meltemi tenton të ngrejë kokën, Alpi i thotë me gojën plot se ajo nuk meriton të jetë në krye të asaj pune, pasi është person i kèq. Meltemi irrìtohet si kurrë më parë dhe pasi ajo me Alpin largohen, Zejnebi i thotë me bindje Ahmetit se Meltemi është dashuruar màrrëzisht pas Alpit. Ndërkohë, irrìtimi i Meltemit shkon deri në atë pikë, saqë ajo paketon valixhet e saj dhe largohet nga shtëpia e Alpit, duke gjetur strehim në zyrën e saj në ndërtesën që bleu. Ndonëse e irrìtuar, ajo kujton pa ndalim përqafimin e fortë që Alpi i dha, pa i kërkuar të qëndrojë.

Alpi ndërkohë, po e ndjèk nga kamerat që ka vendosur në zyrë dhe buzëqeshet tek e shikon të frùstruar me punët e panumërta që fòshnja vogël ka. Mëngjesin e ditës tjetër, Alpi shkon të shoqërojë Suden, që mes lòtësh po përshëndetet me të gjithë. Sudeja i lë të gjithë mes lòtësh por brenda fare pak orësh, edhe do i gjejë mes lòtësh, të cilat do ua kthejë në lòt gëzimi, pasi u tregon se nuk do largohet me Selenën, sepse në valixhen e saj kanë gjetur disa artèfakte historike, për të cilat akùzohet t’i ketë vjèdhur dhe rrjedhimisht do dënòhet me bùrgim.

Ato artèfakte, i ka vendosur Fulja në valixhen e Selenës, duke mos gjetur zgjidhje tjetër se si t’a shpëtojë Suden. Askush nuk e di atë fakt, ndaj dhe çuditen se si Selena mund të bëjë një gàbim aq tràshanik, sa t’i vendosë ato gjëra aq me vlerë dhe të vjèdhura, në një vend të dukshëm të valixhes. Por përtej saj, Zejnebi dëshiron të flasë veçmas me Alpin. Ajo thotë se sidoqoftë Meltemi, sjellja e tij është e ùlët nëse po tàllet me të. Alpi e mirëkupton por edhe shpjegon se është i dashuruar pas saj, por vetëm po përpiqet t’a bëjë atë më të fortë, që të nxjerrë në pah anën e saj të mirë.