PENDIMI/ Arzu bràktis Ahmetin dhe fëmijët në mes të pyllit

Meltemi mbetet mes katër rrugëve, pasi tani nuk e ka as shtëpinë që dikur i dha Ahmeti. Megjithatë, ajo sërish përplàset tek Ahmeti. Duke shfrytëzuar faktin që ai është babai i fëmijës së saj, Meltemi i shkon në shtëpi dhe aty sistemohet sëbashku me të bijën, sado që Binuri nuk e do. Madje, Binuri telefonon Ahmetin për t’i kërkuar të vërë dorë në atë çështje por Ahmeti nuk i përgjigjet dot në telefon. Ahmeti në ato momente, sapo ka kuptuar se Arzuja ka marrë makinën dhe i ka lënë të gjithë aty, në pyll.

Arzu nuk e mbajti dot përgjègjësinë e rrèzikut që do i kànoste fëmijëve dhe Ahmetit dhe si e vetmja mënyrë për t’i shpëtuar, është duke u larguar prej tyre. I zemërùar nga Arzuja,  Ahmeti shkon në shtëpinë e Zejnebit, sëbashku me fëmijët. Zejnebi që mëson çdo gjë në atë moment, çmèndet e tëra dhe e akùzon e fàjëson pafund Ahmetin, por para fëmijëve, ajo e mbron atë. Megjithatë, Sinani nuk ndjen fare mëshìrë për Ahmetin dhe nèn akùzën se ka qenë pranë një të arràtisure dhe nuk e ka denòncuar, ai e dòrëzon në pòlici.

Koha kalon dhe Arzuja mbetet e vetme, pasi edhe Shulen e kanë arrèstuar, edhe Ahmetin. Arzusë i shkon në ndihmë një mik i hershëm, që i jep shtýsën për të kaluar atë situatë aq të vèshtirë. Ditën tjetër, në anën tjetër, Kadiri do shkojë pranë Munevverit, për t’a informuar atë mbi të rejat e fundit. Munevveri shtànget e tëra kur dëgjon bëmat e Meltemit dhe ndihet shumë e lumtur që është larguar prej saj, sado që e donte atë punë ku për herë të parë u ndje shumë e dobishme.

Munevveri dhe Kadiri bëjnë një bisedë të gjatë me njëri tjetrin, ku mes të tjerash, Kadiri i tregon se ai nuk e ka tràdhtuar asnjëherë, por e ka paguar gruan në fjalë, që është një aktore dhe të gjithë këtë e ka bërë vetëm për t’a bërë xhelòze Munevverin, pasi ajo nuk po jepte asnjë shenjë ndaj tij. Munevveri i gëzohet shumë atij fakti, si dhe ftesës së Kadirit, kur ai i thotë se Denizi ka mësuar të gatuajë falë saj dhe për hir të asaj familjeje, ajo duhet të rikthehet në mesin e tyre. Gatimi i Denizit është një gènjeshtër por që në atë moment bën dobi.