Zejnebi kthehet në shtëpinë e saj, e shoqëruar nga Munevveri dhe Sinani, por ndryshe nga Sinani që fokusohet tek gatimet e Aishes, Munevveri është ende shumë e mèrzitur për shtëpinë dhe as që pranon të hajë. Sinani ha me të shpejtë dhe kërkon të pushojë, pasi është lodhur shumë, ndërsa Munevveri shkon të flejë. Zejnebi i kërkon Sinanit të shkojnë pranë fëmijëve që ndodhen tek Ahmeti por Sinani ngulmon se është shumë i lodhur dhe ka nevojë të qëndrojë vetëm. Shumë shpejt, Zejnebi e gjen veten tek fëmijët.
Ajo përqafohet gjatë me secilin prej tyre dhe përshëndetet me punonjësen që ka marrë Ahmeti për shtëpinë e re, e cila dikur punonte në shtëpinë e tyre, para divòrcit të Zejnebit nga Ahmeti. Darkimi mes tyre shkon më së miri, fare qetë dhe me shumë buzëqeshje. Orari i gjumit të fëmijëve vjen shpejt dhe Zejnebi i shoqëron ato për në dhomë, më pas pranon ftesën e Ahmetit për të biseduar pak me njëri tjetrin. Kështu, secili informohet mbi të rejat e fundit në jetën e personit përballë, por Zejnebi nuk e kalon dot shòkimin nga reagimet e Meltemit.
Në momentin që ato flasin, Meltemi ndodhet në shtëpinë që i mori Ahmetit. Përballë vetes ajo ka avòkat Bahriun, që ka sjellë dòkumentet e martesës për të cilën ka bërë pazar Meltemi me Alpin. Ajo as që e lexon, por e firmos menjëherë, e lumtur nga përpikmëria e Alpit. Po atë natë, Zejnebi kthehet në shtëpi pas qëndrimit për pak me Ahmetin, por ai qëndrim i sjell dèbat me Sinanin, që është bërë xhèloz nga orët e gjata që ajo ka qëndruar në shtëpi me ish bashkëshortin e saj. Megjithatë, Zejnebi arrin t’a qetësojë.
Për më tepër, ato të dy vendosin se dashuria tyre nuk mund të endet më pa një emër por duhet të jenë përfundimisht të martuar, gjë që pretendojnë t’a bëjnë pa i thënë njeriu derisa të finalizohet. Mëngjesin e të nesërmes, vajza e tyre Elifi do fotografohet pa e vënë re askush. Personi që është fìksuar pas Arzusë, për të cilin bën kërkime Ahmeti dhe zbulon se është rritur në një lagje me Arzunë, paguan dikë për të pèrndjèkur Elifin, vetëm për t’i treguar Arzusë se mund t’a màrrin vajzën kurdo që ajo do dëshirojë, por Arzuja fillimisht do lìrinë nga aty.