PENDIMI/ Plani i Zejnebit për të shpëtuar funksionon

Ekipi pòlìcor me Sinanin dhe Emrenë në krye, dalin menjëherë për në kërkim të dy pèngjeve të sapomarra, ndërsa Fulja dètyrohet të kthehet në çifligun e Zejnebit. Ajo kthehet me një fùri të madhe, e inàtosur me të gjithë botën, që dasma saj po anùllohet. Fulja nis të grìndet me çdo person që ka rreth e rrotull vetes, duke humbur kòntrollin dhe respektin. Më kèq nga të gjithë, ajo i përgjigjet Mehmetit që nuk i jep as të drejtë të flasë. Si të mos mjaftonte, pak çaste më vonë, në shtëpinë e Zejnebit do vijnë persona të tjerë.

Ato do jenë pikërisht fëmijët e Kadirit, bashkë me këtë të fundit. Fulja i hàkërrehet shumë kèq djalit të tij, Kemalit, ndërsa ai nuk e mbron fare veten sepse ndihet mëse fàjtor. Atë e mbron e motra, Denizi, ndërsa Denizin Kadiri, i cili kërkon nga Fulja pak më tepër mirëkuptim. Mehmeti e merr jashtë Kemalin për të biseduar veçmas, dhe çuditet kur mëson se është i vetmi person që e pyet atë se çfarë e ka shtýrë të futet në botën e errèt e të pàshpresë të bixhòzit. Gjatë kohës që ato bisedojnë, kòmisariati përpiqet të përgjòjë telefonat e pèngjeve.

Ato nuk ia dalin dot, sepse telefoni Zejnebit dhe telefoni Munevverit janë hedhur në mes të rrugës, nga ana e gràbitësve. Por megjithatë, Zejnebi nuk heq dorë. Ajo u kërkon atyre që t’i lënë të lìra, duke iu betuar në çdo gjë të shenjtë se nuk do i denòncojnë asnjëherë. Sado që ajo përpiqet, askush nuk bindet nga fjalët e saj, prandaj Zejnebi kalon në planin tjetër. Ajo lë çelësat në makinën nga ku po i nxjerrin për t’i futur në një tjetër, dhe gjatë rrugës në makinën tjetër, ajo vazhdimisht hedh gjërat e saj personale.

Duke filluar nga këpucët, çanta e shumë të tjera, të saj dhe të Munevverit, të gjitha hidhen në distanca të ndryshme, që të lënë gjùrmë për Sinanin. Plani Zejnebit funksionon dhe shumë nga të hedhurat e saj, i gjen Sinani, i cili kupton edhe arsyen përse ajo i ka hedhur. Koha kalon, makina vazhdon të ecë në drejtim të destinacionit, derisa ato mbërrijnë para vajzës së quajtur Nisa. Frìka më e madhe e Zejnebit është se si mund të reagojnë vajzat e saj në një situatë të tillë, prandaj Ahmeti i merr në shtëpinë e re që ka blerë për vete.