Ahmeti ndodhet me gjithë familjen e tij kur mëson se Meltemi dhe Alpi i kanë vendosur vajzës së tij një emër. Ai nuk shpreh aspak xhelòzi për Meltemin, por për vajzën, dhe thekson se kurrsesi nuk do ia vendosë Alpi emrin fëmijës së tij. Ahmeti kërkon që vajza të quhet Zahra dhe kjo shkakton një dèbat mes tij dhe Meltemit, derisa Elifi ulèret e thotë se mund t’a thërrasin atë Zahra apo si të duan, mjafton të mos dèbatojnë më tepër. Po atë natë, në anën tjetër do përjetohet një tjetër shòkim.
Personi që shòkohet, është Munevveri, e cila mëson nga vëllai saj Sinani se ai nuk do që të martohet me Kadirin pasi Kadiri ka një listë të gjatë me gratë me të cilat është marrë që pas vdèkjes së gruas së tij. Ajo nuk e dinte për asnjërën ndërsa Kadiri mbrohet duke thënë se të gjitha kanë qenë raste të ndodhur para se ai të afrohej me Munevverin, por asnjë fjalë e tij nuk do e bindë më atë apo t’ia ngjisë zemrën tanimë të thýer. Kadiri largohet duke shprehur se ndihet i tràdhtuar nga Sinani ndërsa Sinani ngulmon në opinionin e tij.
Mëngjesin e ditës tjetër, Munevveri do takojë rastësisht në treg Denizin, vajzën e Kadirit. Ajo thotë me bindje se ka kuptuar që diçka po luhet mes saj dhe Kadirit por i thekson Munevverit se ndonëse babai saj për momentin ka para të mjaftueshme, ai shumë shpejt do jetë tròkë për shkak të pròblemeve që i biri ka, ndaj bën mirë t’i qëndrojë larg. Ato fjalë i vijnë shumë të rènda Munevverit, ndaj ia trànsmeton Kadirit kur ai i troket në shtëpi për t’a bindur se Sinani po gàbon lidhur me të.
Sakaq, atë mëngjes Alpi shkon sërish të vizitojë Meltemin me vajzën e saj dhe pasi mëson se si po trajtohet nga Ahmeti, ai i sugjeron të mos durojë më por të pranojë ndihmën e tij për të mbuluar çdo shpenzim të saj dhe të vajzës, gjë që Meltemi nuk e pranon. Ahmeti në ato momente, mëson se në çfarë rrèziku ndodhet Zejnebi, ndërsa Sinani futet në dhomën e Arzusë fshèhurazi dhe pranon t’a rrèmbèjë atë nga spìtali, pasi Arzuja rrëfen se atë e ka qëllùar Zaferi dhe nëse do e nxjerrë që aty, ajo do ia gjejë Zaferin, që të shpëtojnë Zejnebin.