Ahmeti qëndron për pak ditë tek Arzuja, që të mos u dalë fëmijëve para me fytyrën e grùshtuar e të lènduar. Vendimi i tij e acàron së tepërmi Zejnebin, pasi ajo nuk e di arsyen e vërtetë të qëndrimit të tij. Përtej acàrimit me të, ajo ia lë fëmijët punonjëses së shtëpisë dhe largohet për tek Aisheja, që t’i qëndrojë pranë në ditët e saj të vështìra. Zejnebi shkon por e përjeton shumë rèndë momentin kur Aisheja, e ndikuar nga sëmùndja, e pyet nëse është dashuruar pas Sabriut që po martohet me të.
Ajo del në ballkon, duke e lënë Aishen nèn shoqërinë e Bahriut dhe Alpit, të cilët e menaxhojnë situatën më së miri. Shtëpisë së Aishes, i është drejtuar edhe Munevveri, e cila e thërret Kadirin si taksist ndërkohë që vazhdon t’i mbajë atij qëndrim për çfarë ka ndodhur mes tyre. Ashtu si Munevveri Kadirit, edhe Zejnebi ende i mban mèri Sinanit, për shkak se ai ka pranuar të luajë me ndjenjat e dikujt tjetër, vetëm për qëllimin e punës. Sinani nuk e kupton se sa e rèndë është ajo që ka shkaktuar, ndërkohë që dèmi vetëm sa vjen e shtohet.
Pòlìcia arrèston personin për të cilin Sinani e bëri gjithë atë operacion dhe vajza e krìmìnelit të bùrgosur, tenton të marrë shpjegim nga Sinani, të cilin e telefonon vazhdimisht por pa asnjë përgjigje. Së fundmi, ajo shkruan një letër se si mendoi që po përjetonte dashurinë më të madhe të mundshme por kuptoi se vetëm është përdorur ndaj duke mos e pranuar atë ndjesi dhìmbjeje, ajo vendos t’i japë fùnd jetës së saj, duke e lënë letrën si dëshminë e arsyes së vetvràsjès. E vërteta e asaj nate, mësohet të nesërmen, kur shèrbëtorja e gjen pà jetë.
Làjmi mbërrin shumë shpejt edhe tek Sinani, që e përjeton si mos më kèq, teksa në vesh i kumbojnë fjalët e Zejnebit që e paralàjmëroi se do ia thýente zemrën një vajze të pafàjshme. Me atë mèrzi, Sinani përfshihet në një operacion atë mbrëmje, ku shkujdesshëm do marrë një plùmb që do e lërë pa ndjenja. Në po të njëjtën kohë, Zejnebi mëson nga làjmet në televizion se çfarë i ka ndodhur vajzës në fjalë dhe një thèrje në zemër, e bën të besojë me bindje se diçka i ka ndodhur Sinanit, ndaj e telefonon por nuk merr përgjigje.