PENDIMI/ Sinani siguron jetën e Zejnebit

Emreja çuditet pafund, po aq sa lumturohet kur shkon në shtëpi dhe menjëherë pas tij vjen edhe Fulja. Ajo është lënë e lìrë, pasi kanë vërtetuar se nuk ka pasur qëllim spìùnimi dhe pas e kanë paralàjmëruar për të fundit herë, se në një rast të ngjashëm nuk do jenë më të mëshìrshëm. Të përqafuar, ato diskutojnë pròblematikat e fundit që i rrèthojnë të dy. Pròblemi më i madh konkret, është Zejnebi dhe rrèziku që asaj i kanòset aty ku është. Ashtu siç ato pàndehin, Zejnebi është në një rrèzik të madh.

Në orarin e drekimit, në tabakanë e përgatitur nga stafi spìtalit, ajo gjen një letër nën fetën e bukës, ku dikush i shkruan se ato, ‘ùshtàrët’ janë gjithandej. Për shkak të atij shënimi, Zejnebi frìkësohet t’a hajë atë ushqim. Për t’a nxjerrë që aty një moment e më parë Zejnebin, Sinani me Arzunë vazhdojnë kërkimet për Zaferin, si personi i vetëm që mund t’a shpëtojë atë. Arzuja kontrollon në të gjitha vendet që supozohet të frekuentojë Zaferi. Ato jo vetëm që nuk e gjejnë gjëkundi por edhe u thonë se nuk e kanë parë prej ditësh të tëra.

Për atë natë, Sinani vendos t’i lërë me aq kërkimet dhe bashkë me Arzunë kthehen në shtëpinë ku po qëndrojnë të fshèhur si të arràtisur që janë. Arzuja shprehet se nuk ndihet fare mirë me shëndetin e saj, ndaj Sinani tregon dhèmbshuri dhe nuk ia vendos pràngat të lìdhura me shtratin. Arzuja merr zemër nga ajo situatë dhe tenton t’ia mbàthë sapo Sinani mbyll sytë, por nuk ia del dot sepse ai tregohet mjaftueshëm vigjilent.

Mëngjesin e ditës tjetër, pas pak kërkimeve të tjera, Sinani merr një telefonatë nga Zejnebi që i tregon rrezìkun që ka në spìtal. Me àrmèn e tij që ia drejton në kokë Arzusë, Sinani bën që ajo të japë urdhër që të gjithë ùshtàret e saj të sillen me Zejnebin në formën më të mirë. Arzuja e bën dhe përveçse i heq rrezìkun, edhe ia siguron jetën. Sakaq, atë mëngjes Kadiri do përfundojë në spìtal, i shoqëruar nga Munevveri, pasi njëherazi ato mësojnë se djali i Kadirit ka një bòrxh marramendës në bixhòz, nga i cili i rrezìkohet jeta.