Fulja është shumë e vendosur në misionin që ka marrë përsipër, për të demàskuar çdo mashkull që tenton të tàllet me një femër, ndaj arrin t’a bëjë djalin në fjalë që t’i shkojë në shtëpi për t’i kërkuar dorën, ku e prezanton Denizin si motrën e saj dhe një fqìnje të moshuar, si nënën e sëmùrë. Paralèlisht, Ahmeti lajmëron Zejnebin se do qëndrojë për pak ditë tek Arzuja. Ai vendos të qëndrojë aty derisa të shërohet e t’i largohen shenjat nga fytyra, pasi nuk do që t’i tmèrrojë fëmijët.
Zejnebi acàrohet shumë që ai po i lë fëmijët për Arzunë, pasi nuk e di të vërtetën e qëndrimit të tij. Megjithatë, nga shtëpia largohet për pak edhe Zejnebi, që shkon pranë Aishes për t’a ndihmuar në atë situatë krìtike të jetës së saj. Aisheja nuk kupton se çfarë po ndodh me të ndërsa Zejnebi dèrrmohet kur Aisheja me buzëqeshje në fytyrë, e pyet nëse është dashuruar me Sabriun dhe ka vendosur të martohet me të. Pa u përgjigjur dot, Zejnebi del në ballkon për t’u qetësuar, ndërsa me Aishen qëndron Alpi dhe Bahriu.
Asaj shtëpie, në ato momente, i është drejtuar edhe Munevveri, e cila po shoqërohet nga Kadiri si taksist, dhe jo si bashkëshorti saj, pasi ajo vijon t’i mbajë mèri për situatën e ndodhur mes tyre. Ashtu si Munevveri, edhe Zejnebi i mban mèri Sinanit, që ka pranuar të luajë me ndjenjat e një vajze, vetëm për t’i shërbyer profesionit të tij. Sinani nuk e kupton, por dèmi që ai ka shkaktuar, vijon t’a hapë plàgën tek vajza, çdo ditë e më shumë, veçanërisht pas arrèstimit të babait të saj.
E ndjerë e pèrdorur dhe si mos më kèq, ajo shkruan një letër që e lag me lòtët e saj, teksa rreshton fjalë dashurore dhe zhgènjyese për Sinanin dhe brenda asaj nate, i jep fund jetës së saj. Të nesërmen, lajmi i vetvrasjes së saj bie si bombë tek Sinani, që vetëm rikujton fjalët e Zejnebit. Edhe kjo e fundit shòkohet shumë kur e shikon në làjme tràgjedinë e ndodhur por para se t’a telefonojë Sinanin, ajo ndjen një thèrje në zemër dhe e kupton se Sinanit po i ndodh diçka. Në po atë moment, Sinani merr një plùmb në gjoks nga pakujdesia në operacion.