Ahmeti i troket në derë Meltemi, teksa ai po kujdeset për vajzën e tyre, Zahrën. Ajo shpreh ndjesë për reagimin e pakóntrolluar që bëri duke lënë vajzën, thekson se ende nuk e di se si e ka bërë dhe merr vajzën që aty, duke refuzuar ndihmën ekonomike të Ahmetit, të cilit i betohet se do ia dalë vetë për të gjitha dhe se do e kthejë shkollën në një sukses të madh. Që aty, ajo shkon menjëherë të flasë me Zejnebin, që është personi kryesor me të cilën ajo duhet të bëjë një marrëveshje. Ardhja e Meltemit, e çudit së tepërmi Zejnebin.
Edhe kërkesa saj me përùlje që të punojnë sëbashku ,e çudit po aq shumë. Megjithatë, betohet se atë marrëveshje e pranon vetëm për hir të Zahrës së vogël, për të cilën dhe Meltemi po përpiqet aq shumë. Së fundmi, Zejnebi tregon kushtin e vetëm që ka; që të mos shohë asnjë punë lígësie. Në momentin e parë që do shohë diçka të tillë, ajo do e përzèrë. Meltemi bie dakord dhe kështu Zejnebi feston dy gjëra të mëdha; ikjen zyrtare të Selenës për në Ameríkë dhe punën e saj të garantuar.
Dy muaj të tërë kalojnë që nga ai moment dhe atyre u duhet të qëndrojnë në shtëpinë e Munevverit për të pritur përgjigjen e gjÿqìt për kùjdestarinë e Sudes, që të mund t’a marrë Aisheja që është gjyshja e saj. Aisheja e merr dhe të gjithë gëzohen por do jetë sërish Aisheja ajo që ua ngèc qejfin në fyt, duke marrë vetëm Suden për t’u rikthyer në Çiflig, ndërsa të tjerëve u thotë se mund t’a vizitojnë atë kurdo që duan. Bahriu dhe Alpi janë të vetmit që guxojnë të ndërhyjnë, por Aisheja nuk i konsideron më asnjë prej tyre si familjarë.
Vetëm i falenderon për mundimin, dhe largohet. Sapo mbërrijnë në shtëpi, Alpi që po i shoqëron, kupton shenjat e para të sëmùndjes së saj. Fillimisht ajo jep urdhërat për rregullat e reja që do ketë ai çiflig, më pas i premton Alpit se rrogën e tij do e diskutojë me djalin e saj, Sabriun. Sabriu që ka ndërruar jetë prej muajsh, është shenja e dukshme për Alpin, se Aisheja ka pësùar një gòditje në kokë. Megjithatë, ai nuk e refuzon por vazhdon të mbajë shënim rregullat e tjera për punonjësit që do marrin, pasi Aisheja refuzon të punojë më.