Zejnebi kthehet në shtëpinë e saj me Sinanin dhe Munevverin që dukshëm, është më e mèrzitur se kurrë më parë. Aisheja është munduar për to, ka gatuar nga shumë ushqime të ndryshme dhe i pret me krahët hapur, por Munevverin nuk e ngushëllon asgjë. Sinani ha me të shpejtë por ora shënon ende herët. E thàrë nga malli për fëmijët e saj që ndodhen tek Ahmeti, Zejnebi vendos të shkojë pranë tyre. Ajo e fton edhe Sinanin të shkojnë sëbashku por ai ngulmon se ka nevojë të qëndrojë vetëm.
Zejnebi shkon në shtëpinë e Ahmetit, e përgëzon për zgjedhjen, përshëndetet me fëmijët por edhe me punonjësen e shtëpisë që Zejnebi e njeh prej vitesh, e më pas të gjithë sëbashku darkojnë. Pas darkimit, fëmijët i dërgon në dhomë Zejnebi për t’i vënë në gjumë dhe merr të largohet, por Ahmeti e fton të bisedojnë pak për gjithçka që ka ndodhur së fundmi. Zejnebi pranon dhe nga tregimet e Ahmetit për reagimet e Meltemit për shtëpinë e re, ajo shòkohet e tëra. Për hir të fëmijëve, Zejnebi i kërkon të qëndrojë sa më larg Meltemit.
Zejnebi gjithashtu tregon të fundit nga ana saj, dhe më pas largohet. Me të shkuar në shtëpi, ajo përballet me uràganin e Sinanit që është bërë shumë xhèloz për qëndrimin e gjatë të saj në shtëpinë e ish bashkëshortit. Zejnebi e qetëson, ndërsa ish bashkëshorti saj Ahmeti, nuk qetësohet dot atë natë, duke menduar për personin që shikoi pranë Arzusë. Ai bën kërkime për të dhe mëson se është rritur në një lagje me Arzunë, ndaj njihen që në vogëli. Teksa bën kërkime për të, Ahmeti nuk e vëren se ai u është vènë nga pas.
Ai i ndjèk të gjithë dhe i fotografon, për t’i thënë Arzusë se ato mund t’a gràbisin në çdo moment që ajo dëshiron, por Arzuja kërkon që fillimisht të lìrohet që aty ku është. Po atë mëngjes, Meltemi mirëpret në shtëpi avòkat Bahriun që i sjell kòntratën martesore me Alpin, të cilën ajo e firmos pa e lexuar fare. Në anën tjetër ndodhet Kadiri. Ai përpiqet të riblejë shtëpinë e Munevverit, por zonja në fjalë nuk pranon në mënyrë të prèrë. Gjatë kohës që ai përpiqet për të fejuarën e tij, edhe Zejnebi përpiqet të rregullojë atë që prìshi me Sinanin dhe sëbashku vendosin të martohen.