Omerit dhe Ogulxhanit nuk u zgjat dot hìdhërimi, sepse Omeri e do aq shumë saqë ia fal edhe atë që Ogulxhani bëri për hir të Harikës. Ndërkohë kjo e fundit, e humbet torùan dhe në vend që të jetë falenderuese ndaj miqve të familjes që u hapën dyert e shtëpisë së tyre, ajo është ofènduese dhe kritikuese, duke u ankuar edhe për rehatinë e shtratit që i kanë përgatitur. Suzana ndihet shumë e tùpëruar dhe përpiqet t’a mbledhë Harikën, por nuk ia del dot. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Doruku, i tërbùar.
Ai futet në dhomën e tij dhe pa ndalim përsërit videon që mori në mesazhin e tij nga një person anonim. Akifi mëson nga Nebahati se Doruku nuk është mirë dhe i futet në dhomë pa trokitur. I shàstisur, Akifi shikon çfarë videoje i ka ardhur Dorukut por lehtësohet kur mëson se videoja nuk është e plotë. Akifi sajon një gènjeshtër të besueshme për të shpjeguar atë video dhe në fund ato bien dakord se gjoja do e gjejnë sëbashku se kush ia ka dërguar videon Dorukut. Atë kompjuter, e merr menjëherë Akifi.
Me të në dorë, ai i shkon pranë Erhanit të nesërmen herët në mëngjes dhe kërkon të gjejnë sa më shpejt se kush qëndron pas atij kèrcènimi. Akifi nuk dyshon aspak tek Erhani, por i nis një dyshim mbi Shengylin, duke ditur se ajo e ka pasur atë video dhe se ka një dashuri të veçantë për paratë. Që të marrë një përgjigje të sigurtë, ai zgjedh një rrugë màkàbre, duke e marrë Shengylin në makinën e tij, për t’a dërguar në vendin ku ka vdèkur kunata saj, nëna e fëmijëve jetìmë. Në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë, ai lë të kuptohet se e ka vràrè ai atë.
Shengyli tmèrrohet e tëra, veçanërisht pasi mëson arsye përse. Mes lòtësh, ajo përgjigjet me sinqeritet se nuk e ka më videon e vràsjès së tij, ndaj Akifi e beson. Ai, që aty, shkon në shkollë, ku vazhdon me hìpokrizinë dhe gëzon Orhanin duke i dhënë atij një pozite pune shumë më të lartë. Tanimë, Orhani nuk do pastrojë por do ulet në një zyrë nga ku do menaxhojë çdo shpenzim të sektorit të pastrimit si dhe punonjësit që do jenë në pastrim. Mëse falenderues ndaj Akifit, Orhanit i rrjedhin lòt nga sytë.