Omeri i dorëzon Tajfunit paratë që mori nga Doruku por Tajfuni nuk e mbyll me aq. Ai u vihet nga pas dhe me armë në dorë i drejtohet Omerit për t’a vrarë. Asija e tmerruar i del para Omerit për t’a mbrojtur dhe plumbin e merr ajo.
Me nxitim e dërgojnë Asijen në spital, ku dhe do nisë sherri mes Omerit dhe Dorukut, se cili prej tyre është fajtori. Atë debat e dëgjon edhe Orhani, i cili tmerrohet nga nipi tij Omeri, aq sa frikësohet për fatin e Asijes.
Një gjendje e rëndë përjetohet paralelisht nga prindërit e Dorukut. Nebahati godet pas koke Resulin për t’a ndaluar nga denoncimi që ai do i bëjë Akifit. Ai bie në tokë dhe e panikosur se e ka vrarë, ajo telefonon Akifin.
Ky i fundit vjen por Resulin e gjejnë në këmbë. Tanimë është Akifi ai që vërtetë do e vrasë Resulin, me goditjen që i jep pas koke. Një i panjohur i shikon nga larg ndërsa Akifi, teksa pastron, ruan vetëm orendinë me të cilën Nebahati e ka goditur Resulin.