Për familjen time/ Akifi shòkohet nga lìgësia e Nebahatit

Doruku mëson se Suzana ka qenë në spìtal dhe për mirësjellje e telefonon Harikën që t’a pyesë se si është por ajo telefonatë do krijojë kèqkuptim tek Harika, e cila pàndeh se askujt mes tyre u shkrinë dhe janë sërish bashkë. E lumtur nga ajo telefonatë, Harika shkon pranë nënës së saj që t’a pyesë në mënyrë të drejtëpërdrejtë për fëmijën që ka sjellë në jetë para saj. E shòkuar që Akifi ia ka treguar diçka të tillë, Suzanës i nevèritet ai ende më shumë por para Harikës, përmban veten dhe i tregon çdo gjë nga e para.

Në anën tjetër, Nebahati që mëson për atë rènie nga shkallët, i gëzohet shumë atij fakti, gjë që Akifin e lë pa fjalë sepse nuk e ka parë asnjëherë gruan e tij në atë gradë lìgësie. Ai del nga shtëpia dhe me të dalë ai, Nebahati telefonon avòkaten e saj që të përgatisin kushtet e divòrcit mes tyre. Nebahati është e bindur se ai divòrc do i sjellë shumë para dhe për t’a dètyruar Akifin të vendosë, ajo do përdorë videon ku ai ka vràrè babanë e fëmijëve jetìmë, Veliun. Duke qenë se videoja është në dorën e Shengylit, Nebahati i ka premtuar asaj shumë para.

Pa e kuptuar njeri se ku e merr guximin të mendojë disa blerje tepër të kushtueshme, Shengyli u premton fëmijëve tableta, telefona e kompjutera. Në kotecin ngjitur, jetojnë fëmijët jetìmë, që nuk e dinë se babai tyre është vràrè. Ato pàndehin se ka qenë e gjitha aksìdent dhe vàjtojnë humbjen e tij, ndërkohë që Shengyli shfrytëzon vdèkjen e tij për të marrë pak më tepër para. Mes fëmijëve ka ardhur edhe djali i vràsèsit të babait të tyre, Doruku. Ai shkon të përgatitet për konkurs sëbashku me Asijen dhe të gjithë i shijojnë këngët e tingujt e tyre.

Larg prej tyre, Kadiri ndodhet në kinema. Që Melisa të mos i shkojë më nga pas sepse Omeri e pëlqen, Kadiri ka gjetur si zgjidhje daljen me një tjetër vajzë. Ajo është Suseni, e cila do e lërë pa fjalë Kadirin kur do i tregojë se jeton e vetme në vilën e madhe që prindërit kanë bërë sepse ato janë ndarë dhe secili jeton me partnerin e ri në një shtëpi tjetër, ndërsa vajza, Suseni, jeton vetëm me shèrbëtoren. Teksa një lidhje nis, një tjetër merr fund njëherë e mirë të nesërmen në shkollë kur Harika tenton të përqafojë Dorukun por ai i sqaron se janë vetëm dhe vetëm miq.