Nebahati shkon të ballafaqohet me Akifin që ka kaluar natën tek Suzana por ai sajon një histori mjaftueshëm të besueshme, sa të dalë i pastër për vete. Si rrjedhojë, fajin ia hedh Suzanës dhe Nebahati i hakmeret brenda ditës.
Sëbashku me shoqen e tyre të përbashkët, ajo i shkon në butikun ku po punon dhe hapurazi e përtallin për situatën në të cilën ka rënë. Shengyli që e lëshoi atë bombë, në ato momente po merr fshehurazi biletën e Omerit, pasi vetë nuk fitoi.
Bileta Omerit është fituese dhe Shengyli i tërheq paratë e i fsheh, pa i treguar askujt. Gjatë asaj kohe, bashkëshorti saj Orhani vëren Tollgën që po i afrohet Xhemilesë, ndaj e largon dhe Xhemilesë i tregon se çfarë ka bërë Tollga.
Për t’i dhënë një mësim të vogël, ajo e godet me shkopin e fshesës dhe i premton se do ketë goditje të tjera. Por ndërkohë, Tollga ka shkaktuar një uragan mes Melisës dhe Kadirit, duke i treguar këtij të fundit vlerën e orës që mban në dorë. Kadiri ia kthen menjëherë Melisës por ajo ofendohet dhe mërzitet shumë.