Harika vendos t’i bëjë rrèng Asijes, me qëllimin final që Asijes t’i ndëpritet bùrsa e të përjàshtohet nga shkolla, kështu do jetë larg Dorukut. Për këtë, ajo vjèdh nga çanta profesorit pyetjet e provimit që do kenë me të dhe letrat, i fut në çantën e Asijes. Gjatë kohës që ajo punon rrèngun, fëmijët ndodhen në oborrin e shkollës, në orarin e pushimit. Pranë tyre do shkojë fare paprìtur Shengyli. Ndryshe nga zakonisht, ajo është kuruar shumë në veshje, duke përdorur rrobat e Nebahatit, gjë që e vërejnë të gjithë.
Shengyli hìqet sikur ka shkuar t’i takojë fëmijët për qejf sepse u ka gatuar disa ushqime por në të vërtetë, po përpiqet t’a ketë mirë me Omerin, ndaj dhe ka gatuar çfarë i pëlqen atij më shumë dhe kujdeset vetë që ai të hajë mirë. Sado që i çudit të gjithë sjellja e saj, askush nuk e kupton të vërtetën. Fëmijët rikthehen në shkollë brenda, ku mësuesi u shkon në klasë me fùri dhe menjëherë bën kërkime për të gjetur kush ia ka vjèdhur pyetjet. Për shkak të rrèngut, letrat gjenden në çantën e Asijes por ajo betohet se nuk e ka bërë diçka të tillë.
Melisa gjithashtu e mbron duke theksuar se ajo nuk ka nevojë pasi është nxënëse ekselente, por më kòt. Asgjë nuk ndryshon derisa Doruku e merr përsipër atë vjèdhje, duke thënë se e ka bërë ai por nga panìku e ka futur letrën në çantën e Asijes. Dorukut nuk i ndodh asgjë sepse nuk është me bùrsë por vetëm e paralàjmërojnë në zyrën e drejtorisë. Ai rikthehet në klasë dhe sqaron para të gjithëve se atë gjest e bëri vetëm që t’i fitonte besimin Asijes. Kjo e fundit, për herë të parë e kàp nga dora, gjë që Dorukun e lumturon pafund.
Së fundmi, Doruku paralàjmëron Harikën t’i qëndrojë sa më larg Asijes dhe me aq e mbyll bisedën. Paralèlisht, Omeri bind Aishen që ajo t’a dëgjojë çfarë ka për t’i thënë dhe kështu, i tregon asaj ngjarjet e fundit të jetës së tij, që e kanë tùrbulluar në mendime. Ai betohet se nuk është njeri i kèq dhe pas mirëkuptimit të Aishes, largohet që aty. Sëbashku me Kadirin, Omeri shkon në shtëpinë e Suzanës, për të lyer shtëpinë e saj. I vetmi person që e di lidhjen e tyre është Kadiri por ai nuk lë asnjë shenjë për t’u kuptuar.