Mazllumi e gjen Melisën të mèrzitur, ndaj i shkon pranë për të mësuar se çfarë po ndodh. Kur ajo i tregon dashurinë që i ka rrëfyer Kadirit dhe përgjigjen që ai i ka dhënë, Mazllumi pàndeh se Kadiri është thjesht i ndrojtur për t’a pranuar se edhe ai e pëlqen, prandaj i premton asaj se do vërë dorë në dashurinë e tyre. Plani i tyre është i thjeshtë, të mblidhen në shtëpinë e Mazllumit bashkë me të dashurën e tij, Zejnebin, dhe të thërrasin edhe Kadirin. Sakaq, në atë momente, babai i saj Akifi po nxiton pas Suzanës.
Ai rrezìkon shumë me makinë duke ngulmuar për t’a ndaluar Suzanën në mes të rrugës dhe në fund ia del. Në përballjen e tyre, ai mëson për herë të parë se Suzana pret një fëmijë nga ai dhe shòkohet i tëri, aq sa nuk di çfarë të thotë. Megjithatë, e përtýp shòkimin e tij dhe e fton Suzanën në një restorant për të biseduar më gjatë. Nga frìka se ai do humbasë edhe punën edhe gruan nëse Kenani e merr vesh për lidhjen e tyre, Akifi bën një strategji për t’a ndaluar rrëfimin e Suzanës para Kenanit.
Ai i premton se do divòrcohet edhe ai nga Nebahati dhe do jenë sëbashku të lumtur, duke marrë çdo përgjegjësi për fëmijën që pritet të vijë në jetë, mjafton që ajo të durojë edhe pak e të mos flasë para Kenanit. Suzana e dëgjon deri në fund me vëmendje dhe pranon, pa e ditur se po màshtrohet nga ai. Ndërkohë, vajza e saj Harika, mëson se Ajbyke është personi që e ka filmuar duke vjèdhur në dyqan dhe për t’u hàkmarrë, e kàp nga flokët në mes të të gjithave dhe nuk e lëshon derisa Asija e qèllon me shùplakë.
Drejtori e shikon shèrrin që ndodh dhe i merr në zyrën e tij për t’u dhënë dènimin e merituar, ku Harika tenton të shpëtojë duke përdorur emrin e prindërve dhe pozitën e tyre në shkollë, por nuk ia del dot. Të treja pastrojnë shkollën ndërsa Ajbykeja përqafon babanë e saj që e mohoi vetëm pak ditë më parë dhe kërkon shumë ndjesë nga ai. Atë ditë, e humbur do dalë edhe Harika, sepse Doruku mëson që Asija është kèrcènuar nga Harika aq sa e ka bërë të heqë dorë nga garimi për këngë, prandaj ndahet nga ajo.