Suzana takohet me Akifin pasi ndërgjegjia saj nuk është aspak e qetë që nga vdèkja e Hatixhesë. Ajo fàjëson veten për atë vdèkje, ndërsa Akifi aspak, gjë që bën që Suzanës t’i nèveritet Akifi, aq sa nuk pranon as të shkojnë më me njëri tjetrin. Ndërkohë, djali i madh i Hatixhesë së ndjerë, Kadiri, gjen më të afërmit e tij duke folur në një mënyrë të pàkëndshme. Tezja, daja dhe xhaxha Orhani po flasin për fëmijët, se si duhet t’i ndajnë, sepse asnjëri prej tyre nuk ka ekonomi mjaftueshëm sa t’i rrisë të katërt.
Kadiri ndërhyn, u bën të qartë se askush nuk do vendosë për motrat e vëllanë e tij dhe menjëherë largohet mes tyre. Nata për to kalon vetëm me lòt, ndërsa mëngjesin e ditës tjetër, fillon të kërkojë punë. Kadiri tenton të merret vesh nga e para me prònarin e një ofiçine tek i cili ka punuar më përpara por ai, ashtu si përpara, e qèllon me shùplakë dhe pretendon që Kadiri të tregojë bindje duke mos i kthyer përgjigje. Ai e bën herën e parë por në të dytën nuk e lejon Kadiri dhe largohet prej tij.
Paratë e vetme që merr atë ditë, janë brenda një zarfi. Ato para i sjell Ismeti, kolegu i punës së babait të tyre, i cili tregon se të gjithë kolegët kanë arritur të mbledhin aq para, për t’u shkuar atyre në ndihmë. Në mbrëmje të asaj dite, ato para do u ikin nga duart, sepse prònari i shtëpisë, Ihsani, shkon t’u kërkojë paratë e qerasë, duke treguar se i ndjeri, babai tyre, nuk i ka paguar fare paratë e fundit. Duke mos rënë dakord që ai të presë për t’ia plotësuar të gjitha paratë, Kadiri, Omeri dhe motrat e tyre dètyrohen të largohen nga shtëpia.
Kur Ihsani i nxjerr nga shtëpia, Kadiri ka pranë vetes edhe xhaxhanë, Orhanin, i cili nuk i ka paratë për t’ua paguar qeranë fëmijëve. Ai i merr në shtëpinë e tij por gruaja e tij Shengyli nuk ndan fare të njëjtin mendim me të. Ajo ngulmon se nuk kanë vend për t’i vënë ato për të fjetur dhe as ushqime mjaftueshëm për t’i ngòpur. Mes Orhanit dhe Shengylit lind një dèbat aq i madh të nesërmen, saqë Shengyli nis të bëjë gadi valixhen që të largohet nga shtëpia, por Kadiri nuk e lejon. Ai merr Omerin dhe motrat e tyre dhe ikin nga shtëpia.