Ogulxhani rikthehet në spìtal pranë nënës dhe së motrës, për të pyetur përse ishin të hèdhura në oborr rrobat e kushërinjve të tyre. Shengyli, e zènë ngushtë, tregon se ka dèbatuar me to dhe nga krenaria, ato janë larguar nga shtëpia. Asnjëri prej fëmijëve nuk është dakord me atë çfarë ka bërë nëna e tyre dhe e krìtikojnë së tepërmi por edhe shqètësohen se ku kanë shkuar ato për të kalur natën sepse nuk kanë para me vete. Menjëherë Ogulxhani e telefonon Kadirin por ky i fundit e gènjen.
Kadiri thotë se do e kalojnë natën në shtëpinë e Mazllumit, ndërkohë që në të vërtetë ndodhen sërish në tùalet, si nata e fundit para se të largohen për në një tjetër qytet, shumë larg Stàmbollit. Nga dhìmbja që i shkakton gjendja e tyre e mjèruar, Kadiri nuk fle dot gjatë gjithë natës por vetëm qàn, duke parë motrat e vëllanë duke fjetur në tùalet. Paralèlisht, në spìtal, Harika shkon pranë Ogulxhanit, për t’i kthyer atij nderin që Ogulxhani e ka telefonuar shpesh kur ajo kishte babanë e saj në spìtal.
Harika mban në duar një buqetë me lule dhe u shpreh të gjithëve të shkuara për Orhanin. Ardhja e saj, e lumturon së tepërmi Shengylin, vetëm për faktin që Harika është shumë e pasur. Megjithatë, Ogulxhani i kërkon nënës së tij që t’i lërë të vetëm, ndonëse e cilëson Harikën si shoqen e tij, jo të dashurën. Nata do kalojë me aq ndërsa mëngjesi i të nesërmes nis me një làjm të mirë nga infèrmierja, që tregon se Orhani është mjaftueshëm i shëruar sa për të dalë nga spìtali, ndërsa menjëherë më vonë, Orhani merr një telefonatë aspak të mirë.
Shahini, daja i fëmijëve i tregon atij se Kadiri dhe fëmijët e tjerë do zhvendosen në qytetin ku ai banon, prandaj dhe pyet se çfarë ndodhi që fëmijët duan të largohen. Orhani i nèvrikosur mbyll telefonatën menjëherë dhe nga fëmijët e tij mëson bëmat e Shengylit. Megjithatë, e përmban veten për të mos shàrë, vishet me rroba të tjera dhe sëbashku me Ogulxhanin nxitojnë të ndalojnë autobuzin me të cilin fëmijët po nisen. Orhani ia del që t’i ndalojë dhe mes lòtësh e përgjërimesh, i kthen sërish në shtëpi.