Ngacmimet e njëpasnjëshme të Berkut ndaj Dorukut dhe Asijes, nuk do bëjnë gjë tjetër veçse do i afrojnë ato të dy, derisa Asija pranon të pajtohet me të. Por Berku nuk mjaftohet me ngacmimet ndaj tyre. Ai do vijojë edhe ndaj Ajbykesë, derisa Ogulxhani e shikon dhe ndërhyn mjaftueshëm sa për t’a larguar Berkun që nuk ia lë të qetë motrën. Pika kryesore e asaj dite do jetë prezantimi me nxënësin më të ri të klasës së tyre. Ai është Tollga dhe të vetmit persona që i gëzohen ardhjes së tij, është Harika dhe Berku.
Tollga është aty për hàkmarrje dhe ngacmime të njëpasnjëshme, veçanërisht ndaj Aishes, e cila është ndarë prej kohësh nga ai por ai nuk e pranon assesi. Sapo zbresin në kantinë, Tollga nis t’a ngacmojë dhe Aisheja e shpreh që nuk ndihet rehat nga ai, prandaj Omeri ndërhyn. Omeri është mëse i gatshëm për përlèshje por Kadiri nuk e lejon sepse ai mund të rrezikojë bursën. Sapo bëhen gadi të largohen, Omeri shikon pjesën e prapme të këpucëve të Tollgës, që janë mjaftueshëm të veçanta sa për të mos u harruar.
Omerit i kujtohet që e ka parë përciptazi në dyqan, në momentin kur ai ishte i përgjumur nga ilaçi që Tollga i kishte hedhur në çaj. Ai bindet që ka qenë Tollga ai që ia ka punuar rrengun në dyqan dhe për këtë nuk ngurron t’a gòdasë, por nuk e bën dot, as kur Tollga e pranon, sepse pranë tyre shkon drejtori i shkollës. Tollga mohon para drejtorit të ketë ndonjë problem mes tij dhe Omerit, ndaj ai nuk i pyet më gjatë. Drejtori ndodhet pranë tyre pikërisht për të marrë Omerin dhe Harikën në zyrën e tij.
Ai po i thërret sepse nëna tyre Suzana kërkon t’i takojë. Drejtori i lë të vetëm dhe para fëmijëve të saj, Suzana sërish kërkon falje nga Omeri që e ka detyruar të nënshkruajë një kontratë pòshtëruese. Për të rregulluar gabimin e saj, ajo e gris letrën, sqaron se Omeri ka pjesë në pasurinë e saj po aq sa Harika dhe për më tepër, e fton në shtëpinë e saj për të darkuar të tre sëbashku. Harika irritohet pafund dhe përpiqet t’a anullojë atë darkim por nuk ia del. Meqë nuk ia del, ajo shkakton një potere të madhe në mbrëmje dhe e kthen përmbys tavolinën.