Suzana nuk heq dorë nga Omeri dhe sëbashku porosisin e hanë pica duke parë një film, pasi rregullojnë gjithë rrëmujën që bëri qëllimisht Harika. Kjo e fundit, i shikon në fshehtësi duke parë film e duke ngrënë pica dhe irrìtohet ende më shumë. Ajo ua shkëput energjinë elektrike që të mbesin në errësirë e të mos shohin film dhe ndonëse këtë e bën në fshehtësi, të dy e kuptojnë se kush e bëri atë punë. Omeri merr të largohet dhe nuk qëndron edhe pse Suzana i lutet. Ajo merr një taksi për të por para se të futet në taksi, ka një kërkesë.
Suzana i kërkon leje që t’a përqafojë njëherë dhe Omeri e lejon. Atë moment domethënës e ndjek nga dritarja edhe Harika, e cila përlòtet nga xhelòzia që ndjen. Po atë natë, në anën tjetër do jetë Asija ajo që do lëndòhet, kur dëgjon Selimin tek i tregon i detyruar Dorukut se nuk kanë marrë asnjë porosi për hamburgera por e ka sàjuar që Asija të mund t’i merrte hamburgerat në shtëpi, gjòja sikur është anulluar porosia. Asija largohet mes lòtësh nga dyqani ndërsa Doruku vrapon pas saj, duke tentuar t’a qetësojë.
Doruku vetëm sa do e acàrojë ende më shumë, pasi i kërkon leje që t’a shpëtojë nga vështirësitë ekonomike që po kalojnë. Kjo është pikërisht ajo që Asija nuk do. Ajo thekson se do që njerëzit t’a pranojnë siç është dhe të mos e shohin me dhèmbshuri dhe Doruku largohet, pasi merr një refuzim edhe për t’a shoqëruar në shtëpi, që asaj të mos i ndodhë gjë pasi është natë. Para shtëpisë së tij, Doruku gjen Kadirin dhe Melisën që po kthehen nga një takim me njëri tjetrin. Ashtu si Kadiri për Asijen, edhe Doruku e paralàjmëron Kadirin për Melisën.
Kadiri e mirëkupton dhe largohet në qetësi, për t’u takuar të nesërmen në mëngjes me Melisën. Kjo e fundit, e gènjen nënën kur ajo e pyet se me kë po del por Nebahati e kupton që po e gènjen. Ajo gëzohet nga idea se e bija ka rënë në dashuri por ende nuk e di se me kë. Po atë mëngjes, Harika po merr leksionet djàllëzore të Tollgës, për të larguar Omerin nga Suzana. Ajo kthehet në shtëpi me një plan të qartë por përballet me të papriturën e madhe, pasi Suzana lajmëron se do marrë kujdestarinë e Omerit që edhe ligjërisht ajo të jetë nëna e tij.