Fëmijët ndodhen në oborrin e shkollës, në një orar pushimi, kur shikojnë në mënyrë të paprìtur Shengylin që po u drejtohet atyre. Shengyli është veshur ndryshe nga përditshmëria saj, është kuruar me rrobat e shtrenjta të Nebahatit dhe në dorë mban shumë trasta me ushqim. Ushqimet thotë se i ka sjellë për të gjithë por ajo ka gatuar vetëm gjërat që i pëlqejnë Omerit dhe kujdeset me duart e saj që Omeri të ushqet. Gjithë këtë skenë e bën që të ndërtojë një marrëdhënie më të afërt me Omerin, me shpresën se shpejt, ai do jetë një person i pasur.
Fëmijët nuk kuptojnë asgjë dhe kthehen brenda në shkollë, pa e ditur se Harika i ka punuar një rrèng Asijes. Ajo ka vjèdhur pyetjet e provimit nga çanta e profesorit dhe i ka futur në çantën e Asijes, që kjo e fundit të zìhet màt e t’ia heqìn bùrsën. Vetëm kështu, Harika shpreson se do e ndajë Asijen nga Doruku, por rrèngu i saj vetëm sa i afron ato të dy ende më tepër me njëri tjetrin. Fleta e pyetjeve gjendet në çantën e Asijes por Asija e mbron menjëherë veten duke u betuar se nuk e ka bërë.
Edhe Melisa flet për të dhe thotë me gojën plot se Asija nuk ka nevojë t’a bëjë diçka të tillë pasi është nxënëse e shkëlqyer. I vetmi person që e zgjidh atë situatë, është Doruku vetë. Ai zotohet t’a ketë kryer ai vjèdhjen gjòja sepse nuk ka mësuar dhe nga panìku, e ka futur fletën në çantën e Asijes. Për Dorukun, ndèshkimi është vetëm një paralàjmërim dhe shumë shpejt ai kthehet në klasë, ku i gjen ende të gjithë duke folur për të njëjtën çështje, ndaj u shpjegon të gjithëve se çfarë sapo ndodhi.
Fillimisht tregon se kùrthin e ka bërë Harika dhe e paralàjmëron ashpèr që të mos e bëjë më kurrë, më pas u thotë të gjithëve se e bëri atë çfarë bëri, vetëm që të fitonte besimin e Asijes, pasi ka nevojë për të. Asija lumturohet dhe për herë të parë, i kàp dorën. Teksa Doruku sqaron gjithçka para klasës, Omeri sqaron gjithçka para Aishes. Ai arrin t’a bindë që t’i kushtojë pak minuta e t’a dëgjojë se çfarë ka për t’i thënë dhe kështu, i tregon vèshtirësitë e fundit që po kalojnë familarisht dhe se ato e kanë bërë të jetë pak më nèvrik por betohet se nuk është njeri i frìkshëm.