Akifi e fillon ditën me një mbledhje në kompani, ku do ketë prezente për herë të parë edhe Nabahatin, pasi ajo bëhet shumë xhelòze për prezencën e Suzanës. Kjo e fundit, duke mos qenë e përfshirë mjaftueshëm në punët e kompanisë, bën propozime dhe vendos çmime jo të duhura para klientëve që po përpiqen të thithin. Ato largohen të irrìtuar dhe Akifi e krìtikon së tepërmi Suzanën, por ajo nuk e pranon t’a ketë gàbim. Si klientët, ashtu edhe Akifi largohet i irrìtuar. Atij i duhet të zgjidhë pròblemin e Berkut, pasi babai i tij është person me shumë rëndësi.
I dètyruar, Akifi shkon në spìtal, pranë Shengylit, me shpresën se për hir të parave, ajo do e bindë Kadirin ose Omerin që të tërheqìn denòncimin, por jo. Shengyli i bën të qartë se Kadiri kurrsesi nuk do e pranonte diçka të tillë por i sugjeron atij t’a provojë ndërmjet Omerit, duke besuar se Omeri është pak më i lëkundur dhe mund t’i pranojë paratë në këmbim të tërheqjes së denòncimit kùndër Berkut. Gjatë kohës që po bëjnë plane për fëmijët, ato po marrin një vendim shumë të madh për jetët e tyre; që të zhvendosen nga Stàmbolli.
Ato bien dakord të shkojnë në vendlindjen e nënës së tyre dhe për këtë telefonojnë dajën. Ndonëse është beqar dhe jeton vetëm, ai nuk e ka aspak në vijë jetën e tij, për shkak të pijes së tepruar dhe ka frìkë se nuk u del për zot fëmijëve, por megjithatë, ua lë hapur derën e shtëpisë së tij. Kadiri shkon të lërë punën në shkollë dhe gjithashtu ndahet edhe nga Suseni, por pa i treguar se po largohet. Ajo e pranon ndarjen por kërkon vetëm që ato të mbesin shokë, gjë që Kadiri e aprovon pa hezituar.
Më pas, ai takon Melisën, të cilës i tregon se po largohen dhe mes lòtësh, ajo e përqafon shumë gjatë. Làjmin e largimit të tyre, Melisa do e ndajë edhe me Dorukun, i cili nxiton për tek Asija, që në ato momente po merr dy gjëra të vogla nga shtëpia ku jetuan për aq kohë. Doruku e zè ende pa u larguar dhe i rrëfen dashurinë që ndjen për të, pranon çdo gàbim që ka bërë si dhe premton që do bëjë çdo gjë derisa edhe vëllezërit e motra e saj t’a duan e t’a pranojnë. Duke dhënë si jùstifikim vetëm largimin nga vendi, Asija e pranon Dorukun si të dashurin e saj.