Omeri fillon punë në një dyqan telefonësh dhe për fat, prònarin e ka tepër të mirë. Dita e tij e parë e punës shkon mrekullisht mirë dhe me një buzëqeshje të madhe, ai rikthehet në shtëpi në përfundim të turnit. Ndërkohë, në shtëpinë ngjitur, në atë të xhaxha Orhanit, lind një dèbat shumë i fortë. Shengyli kupton se nuk ka me çfarë paguan këstet e telefonit që i mori Omerit me shpresën se do merrnin para nga Suzana dhe ky hàll që ajo ndan me Orhanin, do bëjë që ai të nèveritet nga sjellja e saj dhe se çfarë është e aftë të bëjë për para.
Orhani irrìtohet aq shumë saqë largohet fare nga shtëpia dhe fle në kotecin e fëmijëve, bashkë me to. Mirëpo, dèbati mes tij dhe Shengylit, do dëgjohet deri tek Ogulxhani, i cili trìshtohet shumë që prindërit e tij po dèbatojnë ndaj dhe pyet nënën e tij se çfarë po ndodh. Pa e menduar dy herë, Shengyli ndan me të sèkretin e lidhjes mes Omerit dhe Suzanës dhe që nga ai moment, Ogulxhani e shikon shumë më ndryshe Omerin, duke ndjerë kèqardhje që nuk është kushëriri i tij edhe prej gjàku.
Teksa ia ngul sytë Omerit duke pritur autobuzin për shkollë, Ogulxhani vëren i pari që në autobuz ndodhet edhe Doruku. Ai ka lënë makinën e tij luksoze dhe ka zgjedhur të shkojë në shkollë me autobuz, vetëm për t’i vërtetuar Asijes se ai nuk ka tùrp të bëjë jetën që bën ajo dhe se për hir të saj, lë çdo lloj lùksi pas, mjafton të jenë bashkë. Sado që Doruku përpiqet dhe madje edhe Ajbikeja përpiqet t’i afrojë, Asija sërish nuk pajtohet dhe nuk e fàl Dorukun sepse lèndimi saj është shumë i thellë.
Ndërkohë, në shkollë, Suzana i shkon Kadirit paprìtur vizitë dhe kërkon të flasin vetëm për vetëm. Mëse e ftohtë, ajo thotë se nuk do donte që Omeri t’a mësonte se ajo është nëna e tij por le të vazhdojnë siç janë, me ndryshimin e vetëm se ajo dëshiron t’ua rregullojë jetën me mundësitë financiare, pa e ditur Omeri se gjërat kanë ardhur nga ajo. I nèveritur nga qëndrimi i saj prej nëne, Kadiri nuk pranon asnjë lloj ndihme. Në momentin që ato flasin, Omeri rikthehet në punë sepse mësimi mbaron por nuk e di se Tollga me Berkun po përgatisin një kùrth kùndër tij.