Ogulxhani me Harikën përfundojnë në kòmisariat për çmèndurinë që ajo bëri por brenda fare pak minutash, Suzana arrin t’i nxjerrë që aty. Ogulxhani kërkon ndjesë nga Suzana që nuk e ndaloi Harikën ndërsa kjo e fundit përqèsh nënën e saj duke thënë se ajo as që mund të quhet nënë. Me të shkuar në shtëpi, një tjetër dèbat lind mes atyre të dyjave. Suzana shpèrthen në lòt duke thënë se është e lirë t’i tregojë Kenanit çfarëdo që dëshiron, sepse ajo është lodhur nga jeta që ai i ofron, pa aspak dashuri, pa vëmendje dhe plot pòshtërime e urdhëra.
Por, kur Suzana thotë se do divòrcohet nga ai, Harika menjëherë i ulet në gjùnjë duke iu përgjèruar që të mos e bëjë. Me aq mbyllet biseda mes tyre ndërsa të nesërmen në shkollë, Harika hìqet sërish si më përpara, e ftohtë dhe pa zemër para Ogulxhanit dhe të tjerëve. Berku i dëgjon duke pëshpëritur me njëri tjetrin dhe kupton se natën e kaluar Harika ka qenë me Ogulxhanin ndaj këtë të fundit e zènë në tùalet. Doruku përpiqet t’a bëjë të flasë por nuk ia del dot dhe rrjedhimisht shkon pranë Harikës.
Harika ia tregon situatën përciptazi, pa i treguar fare detaje se përse është mèrzitur apo çfarë ka bërë me Ogulxhanin natën e kaluar. Që aty, Doruku shkon në provat që po bën me drejtorin, për këngën me të cilën do konkurojë shkolla e tyre. Doruku i bie kitarrës por ende nuk ka gjetur një soliste. Me insistimin e Ajbykesë dhe për hir të parave që fiton çmimi i parë, Asija vendos të konkurojë për soliste. Një grumbull nxënësish po i dëgjon gjatë provave dhe mes tyre është edhe Harika.
Asija këndon më së miri dhe pranohet edhe nga drejtori edhe nga Doruku, gjë që Harikën e bën shumë xhelòze dhe ajo largohet fare që aty. Sakaq, në tùalet, Ajbyke vëren bylyzykun që Melisa mban në dorë. Ai është bylyzyku i Kadirit dhe në mirëbesim, Melisa i tregon Ajbykesë se ka pëlqim të madh për Kadirin. Ajbyke i gëzohet shumë atij làjmi ndërsa Melisa, pas shkolle, takohet me Kadirin dhe rrëfen që e ka denòncuar ajo usta Mehmetin në pòlici. Ai rrëfim do sjellë shqètësim për Kadirin, pasi ai ka frìkë se Mehmeti mund të hàkmerret ndaj saj.