Asija del pas shkolle me Dorukun, për të shkuar tek lojërat për të rritur, ku kalon një kohë shumë të veçantë. Mëse e lumtur, ajo rikthehet në shtëpi, ku Ajbyke e shikon me dhurata në duar dhe në një bisedë vajzash, Ajbyke pranon pëlqimin që ka ndaj Berkut.
Paralelisht, Kaani po flet për Dorukun. Ai i thekson babait të tyre, Akifit, se do një makinë porsi të Dorukut, përndryshe do rrëfejë të vërtetën para të gjithëve. I frikësuar se martesa do i marrë fund, Akifi i bindet kërcënimit të të birit.
Ai ia dorëzon çelësat e dhuratës para të gjithëve dhe përveç shokimit që përfshin Dorukun, Melisën dhe Nebahatin, kjo e fundit edhe nevrikoset me bujarinë që pandeh të ketë bashkëshorti saj. Por Kaani vetëm sa afrohet ende më shumë me ato.
Ai e bën për vete Melisën aq sa ajo i rrëfen lidhjen me Kadirin si dhe faktin që prindërit nuk duhet t’a dinë. Ndërkohë, Kadiri ka mbetur në errësirë sëbashku me familjen e xhaxhait, për faj të Ogulxhanit që nuk ka paguar paratë e energjisë elektrike dhe gjithashtu u shkakton humbjen e punës, festës së asaj nate.