Kadiri shkon në vendin dhe orën e takimit me personin që do i tregojë se kush ia ka vrarë babanë. Fakti që ai person është Kaani, Kadirin e tmerron po aq sa e tmerrojnë pamjet filmike ku Akifi hedh babanë e tij nga ndërtesa e lartë.
Mes lotësh, Kadiri ngrihet që aty dhe me motorr i shkon para Akifit. Ai e ndalon në mes të rrugës dhe e rreh në mënyrë barbare. Kaani e shikon por nuk ndërhyn, derisa Kadiri largohet për në polici, ndaj Akifi i kërkon Kaanit t’i vihet pas Kadirit.
Paralelisht, Suseni lëndon dorën dhe Melisa ofrohet t’a përdorë makinën e saj por fati do që Melisa të aksidentojë Kadirin i cili u del para në mënyrë të papritur, duke tentuar t’ia mbathë nga Akifi. E tmerruar, Melisa alivanoset.
Akifi e dërgon Kadirin për në spital pasi bind fëmijët se nuk duhet të flasin por megjithatë, ato janë të detyruar t’a gënjejnë Melisën sapo ajo zgjohet dhe për këtë, Kaani do bashkëpunojë jo vetëm me Akifin por edhe me Nebahatin.