Shengyli pandeh të zbusë inatin e Orhanit me këstin e kredisë që paguan por nuk ia del dot. Atë moment të trishtë në familjen e tyre e zbut ardhja e Asijes, që mëse e lumtur i tregon Ajbikesë dhuratën që i ka bërë Omeri, një palë këpucë.
Gjatë asaj kohe, nëna e Omerit, Suzana, pret Resulin që i shkon papritur për t’i kërkuar falje por përfundon duke u larguar ende më i zhgënjyer sepse Suzana do darkojë me Akifin, gjë që ai e shikon dhe dëgjon vetë, duke qenë ende prezent.
Në atë darkim, Akifi premton se do divorcohet nga Nebahati ndërsa Suzana nuk i jep fjalën se do jetë me të pasi të divorcohet por megjithatë refuzon të vazhdojë një komunikim me të, për sa kohë që ai është ende i martuar.
Menjëherë Akifi përgatit dhe firmos protokollin e divorcit, duke e lënduar pafund Nebahatin kur ia dorëzon. Paralelisht, Harika lëndohet pafund kur mëson nga Ajbike të vërtetën përse Ogulxhani i është ftohur dhe për më tepër, ai nuk e fal dot Harikën.