Për familjen time/ Ogulxhani mëson kúrthin e Harikës ndaj Omerit

Orhani dhe Shengyli mësojnë se çfarë ka ndodhur me vajzën dhe e humbasin toruan nga e gjithë ngjarja, jo vetëm nga ajo që u ka ndodhur vajzave por edhe nga gënjeshtra tyre se gjoja do shkonin në një festë ditëlindjeje. Përtej ulèrimave të Shengylit dhe Orhanit, djemtë i qetësojnë ato të dy dhe i mbrojnë vajzat. Ndërkohë, motra biologjike e Omerit, Harika, ndodhet në makinë me Tollgën kur ai tenton t’a prekë atë në vende intíme. Harika tmèrrohet, ia heq duart dhe zbret nga makina, por sërish Tollga e kërcènon.

Duke i theksuar se nuk do bëhet gjithçka vetëm siç do ajo, ai i kujton se në telefon ka mesazhet ku ajo rrëfen se nuk e ka dhùnuar Omeri por ia ka bërë ajo vetes ato plàgë. Me lòt në sy, Harika vendos t’i drejtohet shtëpisë së Dorukut, ku ky i fundit po mban një lojë për hir të Melisës, gjoja se ajo nuk pranon të hajë në shenjë revòlte për dashurinë që po ia pengojnë prindërit. Doruku del jashtë sapo merr telefonatën nga Harika. Ajo, e përlòtur, i bën një ofertë; në këmbim të fajtorit për ngjarjen e Asijes, ajo kërkon telefonin e Tollgës.

Doruku pranon menjëherë, mëson se Tollga ia ka bërë kùrthin Asijes dhe Ajbykesë, si dhe i premton Harikës telefonin e tij, pa kërkuar të dijë për çfarë i duhet telefoni. Në çast, Doruku merr makinën, merr me vete Kadirin, Omerin e Ogulxhanin dhe të katërt sëbashku ndalojnë Tollgën para shtëpisë së tij. Tollga mendon se do përlèshen me të fizikisht, por nuk ndodh. Ato vetëm e bëjnë të rrëfehet, rregjistrojnë gjithçka në një telefon pa e vënë re Tollga dhe gjithashtu pa e vënë re, ia marrin edhe telefonin.

Për t’a dòrëzuar telefonin tek Harika, do shkojë Ogulxhani. Ai bëhet kurioz se çfarë do Harika nga ai telefon, prandaj e hap, lexon bisedën dhe ende më shumë nevèritet nga përtàllja Harikës me atë çfarë i ka bërë Omerit. Kur ia dòrëzon telefonin, ai ia përcjell me fjalë mendimet e tij dhe Harika léndohet. Por lëndimi i vërtetë do ndodhë mëngjesin e të nesërmes, kur në mënyrë mëse të papritur për Harikën, disa persona të panjohur u hynë në shtëpi dhe u marrin gjithçka kanë, për shkak të kredisë së papaguar nga Suzana, e cila ka rënë në kúrthin e Akifit.