Xhemileja qan me dënesë për humbjen e së motrës, ndërkohë që Shengyli qan me dënesë nga frika se do e humbasë të birin. Ajo fajëson Kadirin ndërsa ky i fundit hesht. Në spital gjithashtu do qëndrojë edhe Berku, për Ajbykenë.
Të gjithë njëherazi përjetojnë tmerrin e madh kur Ogulxhani pëson vdekje klinike por për fat, mjekët arrijnë t’a kthejnë në jetë dhe vetëm pak orë më vonë, ai zgjohet, shëndoshë e mirë, duke i lumturuar pafund të gjithë familjarët.
Në anën tjetër ndodhet Akifi me frikën e shkatërrimit të familjes së tij, që mbahet në majë të gjuhës së djalit të tij të paligjshëm, Kaanit. Ky i fundit, ka xhelozi tepër të madhe për Dorukun, duke e shikuar si të preferuarin e babait të tyre.
Edhe në shkollë, Kaani shkon me shofer personal dhe pasi mëson nga ai disa gjëra për Dorukun, bën njësoj siç bën ai. Me hyrjen e tij në shkollë, Kaani merr pëlqimin e menjëhershëm të Susenit.