Shengyli i shkon në shtëpi Nebahatit, duke e pasur tanimë në pëllëmbë të dorës me kèrcènimin që ajo ka. Ndërmjet atij kèrcènimi por me një të folur të ëmbël, ajo fillon punë si shérbëtore në shtëpinë e tyre, me rrogën që e cakton vetë Shengyli. Gjatë asaj kohe, fëmijët ndodhen në shkollë. Harika, e bërë më xhelòze se kurrë për Dorukun dhe Asijen, i shkon pranë kësaj të fundit duke e kèrcènuar që të heqë dorë nga garimi për këngë. Asija nuk pranon, ndaj Harika ia lyen fytyrën me një buzëkuq që nuk hiqet për 24 orë.
Omeri mëson se çfarë ka bërë Harika, ndaj i merr telefonin Ajbykesë dhe me të në dorë, i tregon Harikës se çfarë do vendosë në ekranin e shkollës, që të gjithë t’a mësojnë se ajo është një hàjdute. Harika ulèret që ai të mos e bëjë dhe i shkon nga pas, por Omeri është i vendosur. I vetmi person që nuk e lejon atë gjë të ndodhë, është Kadiri, i cili ia merr telefonin Omerit dhe e fshín videon, duke mos dashur që ai të bëjë gjëra kúndër motrës së tij biològjike edhe pse ende nuk e di se është motra e tij. Kadiri jùstifikohet, duke thënë se nuk duhet të kenë pròbleme.
Ai e bind Omerin se mund të humbasin bursën nëse merren me fëmijët e pasur dhe me aq mbyllet e gjithë çështja. Kur mbërrijnë në shtëpi, Kadiri gjen Melisën duke i pritur gjòja për të mësuar. Ai del nga shtëpia për t’a lënë vetëm me Omerin ndërsa Melisa ka shkuar aty vetëm për Kadirin. Ky i fundit, me motorrin e shokut të ngushtë e përcjell për në shtëpi. Kur mbërrijnë, ajo i jep një puthje në faqe, gjë që Kadirin e lë pa fjalë. Ende më kèq ndihet kur mbërrin në shtëpi dhe Omeri e pyet nëse Melisa i foli gjë për të.
Në anën tjetër, kèq do ndihet edhe nëna biològjike e Omerit, Suzana, kur në të njëjtin restorant me familjen e saj do shkojë rastësisht edhe Akifi me Nebahatin por ndryshe nga familja e akullt e Suzanës, Akifi me Nebahatin shkëmbejnë shumë të qeshura dhe madje edhe dhurata. Marrë shkas nga ajo natë, ditën tjetër Suzana u shkon në shtëpi duke u thënë se do ndahet nga Kenani. Paralèlisht, vajza e tyre Melisa i del përballë Kadirit për t’i rrëfyer se ka rënë në dashuri me të, por rrëfimin e saj e dëgjon edhe Omeri.