Omeri vendos që të qëndrojë në shtëpinë e Aishes edhe pse është ditëlindja tij e Asijes, që për 17 vite me rradhë, e kanë festuar vetëm bashkë, në gjirin familjar. Asija mërzìtet shumë nga ai vendim por Kadiri i sugjeron t’a lënë të qetë Omerin, derisa ai të kuptojë se çfarë po bën. Mirëpo, hapat e Omerit do shkojnë vetëm drejt rrugës së gàbuar. Akifi e mànipulon atë se si gjòja shikon një dritë në sytë e tij që do e bëjë të jetë shumë i suksesshëm dhe i pasur në të ardhmen, ndaj Omeri fillon menjëherë punë si asistenti tij.
Duke qenë asistent, ai shkon me të në çdo takim e punë që Akifi ka. Ndalesa e parë do jetë në kantierin e ndërtimit, ku po punon edhe Kadiri. Ky i fundit, tmèrrohet kur e shikon Omerin se ku po punon, dhe që një nga dètyrimet që Akifi i përfshin në paketë, është edhe pastrimi i këpucëve kur i bëhen me bàltë e të tilla pòshtërime të ngjashme. Kadiri përpiqet t’a bindë Omerin se po gàbon rèndë dhe duhet të heqë dorë, duke i premtuar se do i pagujë ai çdo shpenzim, por Omeri tanimë është vèrbuar.
Pasi përfundojnë punët, të dy vëllezërit largohen për në shtëpi të ndryshme. Kadiri shkon në shtëpinë e tij, ku gjen në derë Dorukun me një buqetë me lule për Asijen. Me të ardhur Kadiri, Doruku largohet. Ndërsa Omeri shkon në shtëpinë e Aishes, e cila ka ftuar edhe Harikën e Susenin për ditëlindjen e tij. Suseni fotografon veten pranë tyre dhe e shpërndan foton në rrjète socìale. Menjëherë, ajo foto shikohet edhe nga Berku, që në ato momente po ende me Tollgën, ish të dashurin e Aishes që nuk e pranon ndarjen.
Të dy mbërrijnë në shtëpinë e Aishes, të paftuar, dhe thonë se kanë ardhur t’a bëjnë festën më argëtuese. Sipas Tollgës, argëtuese bëhet nëse tàllen me djaloshin që sjell porosinë e picave, i cili për shumën e parave që ofron Tollga, është i gatshëm të pòshtërohet aq sa të pranojë shùplaka nga ai. Omeri nuk e duron atë situatë dhe del kùndër por Tollga i kùndërpërgjigjet me komente të shèmtuara për kotecin ku ato jetojnë. Në çast, Omeri humbet torùan, e gòdet Tollgën aq sa i gjàkosen duart dhe pasi e lë pà ndjenja, rikthehet mes lòtësh tek familja e tij, por menjëherë pas tij, dëgjohet edhe sirena pòlìcisë.