Personi që e zbuloi të vërtetën e Suzanës dhe Omerit tek Akifi, është pikërisht Shengyli. Qëllimi i saj, që nga fillimi, është që të mund të përfitojë Omeri pasurinë që i takon nga Suzana dhe si rrjedhojë, edhe ajo të përfitojë ndonjë para për vete. Për t’ia arritur qëllimit që ia ka errèsuar sytë, Shengyli telefonon fshèhurazi nipin e Sabahetit, shoqes së saj të ngushtë. Ai është avòkat dhe Shengyli prej tij kërkon disa informacione, se si mund t’a hèdhin në gjýq Suzanën e të marrin hisen e parave që i takon Omerit.
Ndërkohë Omeri, nuk do asgjë nga pasuria e nënës së tij biològjike. Me pak përpjekje, Kadiri e bind se asgjë nuk ka ndryshuar, se ai vijon të jetë fëmijë i asaj familjeje aq sa është ai vetë dhe Asija me Emelin. Fëmijët fshijnë lòtët dhe i drejtohen shkollës, ku do përballen me thùmbimet e panumërta të Harikës, e cila i frìkësohet idesë se Omeri mund t’ia cènojë sadopak pasurinë e garantuar për të. Prandaj, para të gjithëve i thotë se as ajo dhe as nëna e saj Suzana nuk e duan në jetën e tyre.
Harika i thekson faktin që ai nuk duhet të ëndërrojë për pasurinë e tyre por Omeri, me shumë qetësi i përgjigjet se ai nuk do fare të ketë të bëjë me asnjërën prej tyre. Mirëpo, ngàcmimet ndaj Harikës vijnë edhe nga shoqet e klasës. Harika përfundon në një përlèshje fizike dhe për të, drejtori thërret Suzanën në shkollë. Pasi kërkon ndjesë për sjelljen e Harikës, Suzana takohet me Omerin, të cilit dëshiron t’i tregojë versionin e vërtetë të historisë, se ajo nuk e ka bràktisur në pragun e xhamisë por ia kanë màrrë nga duart.
Omeri nuk e lejon fare të flasë, i thekson se sidoqoftë është rritur nga një nënë dhe baba që nuk do i ndërronte me njeri tjetër kurrë dhe së fundmi, i premton se nga ai nuk do kenë aspak pròbleme për pasurinë që mendojnë se do ua cënòjë. Suzana ndiheq kèq para tij, ndaj dhe largohet pa thënë asnjë fjalë. Ajo shkon në kompani për të kërkuar llògari nga Akifi që ia zbuloi atë sèkret para të gjithëve por ndërron strategji kur ai thotë me gojën e tij se tùndohet shumë kur ajo i shkon aq pranë, edhe pse po i ulèriste.