Doruku vazhdon të mësojë shumë gjëra mbi Asijen, ashtu siç mëson edhe se ajo po thur me shtizë disa gjëra, që t’i shesë e të grumbullojë para që të mund të marrin një shtëpi të vërtetë me qera. Për t’i ardhur në ndihmë, Doruku i sugjeron të dalin sëbashku të këndojnë në rrugë dhe Asija e bën. Njëkohësisht vëllezërit e saj vijojnë të punojnë për të njëjtin qëllim, njëri duke shitur pilaf dhe tjetri duke punuar natën e ditën. Por, telàshet nuk u ndahen asnjë ditë. Të nesërmen në shkollë, personi që do përfshihet në shèrr është Ajbykeja.
Berku i shkon pranë gjòja në shenjë pajtimi, por qëllimi tij i vërtetë është të bëjë një fotografi fshèhurazi, ku të ngjajë sikur Ajbykeja po e shikon atë me admirim. Berku e bën fotografinë dhe e shpërndan gjithandej në grupet e shkollës, që t’a shikojë pjesa më e madhe. Ashtu ndodh dhe veprimi i Berkut shkakton një irrìtim shumë të madh tek Ajbykeja, që shpèrthen në lòt. Vëllai i saj Ogulxhani i vërsùlet Berkut por Kadiri nuk e lejon. Ai e largon nga ajo situatë edhe Ogulxhanin edhe Omerin dhe merret vetë, personalisht.
Me fòrcë, Kadiri e dètyron Berkun që t’i kërkojë falje Ajbykesë me zë të lartë, në mesin e të gjithëve në kantinë. Veprimi i Kadirit do nxìsë një masë urrèjtje aq të madhe tek Berku, saqë ai do bëjë planin e hàkmarrjes që atë natë. Sipas Berkut, hàkmarrja më e arritur do ishte nëse do lèndonin vetëm Omerin, pasi ai është pika e dòbët e Kadirit, prandaj dhe mësojnë vendin në të cilin ai del gjatë natës të shesë pilaf dhe me një numër të konsiderueshëm shokësh që mbajnë shkopinj druri e hekuri, Berku shkon t’a sùlmojë.
Ai fillimisht ia thýen karrocën ku mbajnë pilafin, më pas gjùan Omerin, si dhe Kadirin që i vjen Omerit në ndihmë. Orhani që po u shkonte fëmijëve pranë për të parë si po ecën shitja, përfshihet në atë shèrr. Berku e shtýn tutje dhe Orhani bie në tokë duke u përplàsur me trup në trotuar. Me aq, Berku largohet, ndërsa Orhani mendon se nuk ka pësùar ndonjë lèndim serioz dhe përpiqet t’a fshèhë nga familja e tij por ajo e fshèhur do zgjasë deri të nesërmen në mëngjes, kur ai bìe në tokë pa ndjenja dhe duke i rrjedhur gjàk nga goja.