Kaani xhelozon aq shumë për lidhjen mes Dorukut dhe Akifit, saqë shkon tek ky i fundit dhe e kërcënon, duke e detyruar që t’i blejë një makinë po aq të mirë sa ajo që i ka blerë së fundmi Dorukut. I detyruar, Akifi e bën, por i shokon të gjithë.
Nebahati, përveçse shokohet, edhe irritohet, ndërsa fëmijët jo. Madje, mes tyre, Melisa ndan me të sekretin e lidhjes me Kadirin, për të cilin familja nuk e di dhe ia thekson se as që duhet t’a dijnë, sepse janë rreptësisht kundër.
Kadiri në ato momente, ndodhet në shtëpinë e tij, ku përfundojnë përgatitjet për festën që do organizojnë. Sapo vijnë personat që kanë paguar për atë festë, energjia ndërpritet dhe i gjithë faji është i Ogulxhanit që nuk i ka paguar.
Fillimisht Shengyli pandeh se ai thjesht ka harruar por shpejt mëson se i ka shpnezuar dhe i ulëret si mos më keq. Ndërkohë në dhomën tjetër, vajzat po flasin për djemtë që u kanë pushtuar zemrat dhe Asija kupton se Ajbyke ka rënë kokë e këmbë me Berkun.