Intrigat vijojnë të jenë prezente gjithandej; fillimisht tek Nebahati që përpiqet të afrojë Kaanin me Asijen në mënyrë që kjo e fundit të ndahet përfundimisht me të birin dhe së dyti, Tollga që e mban me të padrejtë Xhemilenë në shtëpinë e tij.
Ajo kërkon të largohet sapo përgatit valixhen ndërsa ai brutalisht e mban brenda duke e kyçur derën me çelës. Sakaq, një intrigë shkatërrohet dhe ajo është intriga që iu bë Suzanës për t’a hequr nga puna. Resuli e kupton dhe kërkon falje.
Suzana jo vetëm që rikthehet në punë por ato bëjnë edhe një pakt se si nuk do bien më në konkluzione pa folur fillimisht me njëri tjetrin. Sakaq, Shengyli po strehohet në shtëpinë e Resulit, nga gruaja dhe djali tij, i cili detyrimisht ia fsheh Ajbykesë.
Gjithçka do marrë një rrjedhë tjetër të nesërmen në mëngjes kur Shengylin e përplasin në tokë teksa tentojnë t’ia marrin çantën me forcë dhe si pasojë e aksidentit, humbet realisht kujtesën. Të tmerruar nga ngjarja, të gjithë e pranojnë sërish në shtëpi.