Nebahatit i pëlqen idea që Kaani të afrohet me Asijen sepse kështu do largohej Doruku nga Asija, ndaj dhe bën çdo gjë që kanë dorë për t’i afruar. Paralelisht, shoku klasës Tollga nuk e pranon vendimin e Xhemilesë për t’u larguar.
Ai e humbet toruan në atë gradë saqë e mbyll Xhemilenë në atë shtëpi, vetëm se ajo do të largohet. Në anën tjetër, hapet një derë tjetër dhe ajo është e Suzanës, e cila mirëpret Resulin që shkon t’i kërkojë falje e t’i kërkojë rikthimin në punë.
Suzana pranon por vendosin kusht që çdo gjë t’a flasin me njëri tjetrin tani e tutje, para se të marrin vendime të mëdha. Sakaq, në shtëpinë e Resulit po strehohet Shengyli por këtë, Berku e fsheh nga Ajbykeja.
Mëngjesin e të nesërmes, teksa del nga marketi, Shengylit tentojnë t’ia vjedhin çantën dhe nga ajo përleshje, ajo bie në tokë, pa ndjenja. Në spital do zgjohet brenda ditës dhe mbi kokë do gjejë gjithë familjen por ajo nuk njeh asnjërin prej tyre sepse e ka humbur kujtesën.