Për familjen time/ Shengyli pranon propozimin e Akifit

Fëmijët bisedojnë me njëri tjetrin gjerë e gjatë dhe vendosin se e vetmja mënyrë për të mbìjetuar, është zhvendosja nga Stàmbolli. Kadiri menjëherë shkon në shkollë për të folur gojarisht largimin e tij nga puna, më pas takohet me Susenin dhe i thotë vetëm se do të ndahet, por nuk i tregon se po largohet. Suseni kërkon që së paku të mbesin shokë dhe Kadiri pranon. Por, para Melisës, ai nuk i reziston dot të vërtetës dhe i tregon se po zhvendosen. Mes lòtësh që i rrjedhin menjëherë pa kontrolluar, Melisa e përqafon shumë gjatë.

Në shkollë do vijë edhe Omeri, i cili do takohet me vajzën që e njohu duke e gjùajtur me top. Aisheja përshëndetet me të por Omeri nuk i tregon se po largohen njëherë e mirë. Brenda në shkollë, Melisa qëndron mëse e mërzìtur, aq sa të gjithë e vërejnë. Duke mos e mbajtur dot përbrenda, ajo tregon të vërtetën, arsyen përse është mërzìtur dhe teksa një pjesë e nxënësve gëzohen, Doruku trònditet i tëri. Ai nxiton për në shtëpinë e tyre, ku Asija po merr disa gjëra të vogla, sa për të pasur kujtimin e prindërve me vete.

Doruku pyet për vendin se ku ato po shkojnë, që është një qytet 18 orë larg me makinë, ndaj për hir të dashurisë për Asijen, Doruku thotë se do e mposhtë fòbinë e avionit dhe do shkojë pranë saj për t’a vizituar. Ai rrëfen dashurinë, betohet se do ndryshojë sido që ajo do dëshirojë dhe do bëjë çdo gjë që vëllezërit e motra saj t’a duan.  Asija e pranon por thotë se nuk mund të jenë bashkë pasi po largohet që aty. Aq do i mjaftojë Dorukut për të marrë aprovimin e saj, ndërsa Asija e përqafon shumë gjatë e më pas largohet.

Në anën tjetër, në spìtal ndodhet ende Shengyli me fëmijët, ku asnjëri prej tyre nuk është në dijeni të planit të largimit. Shengylit i shkon pranë Akifi për t’i treguar situatën e Berkut, se si babai i tij ofron shumë të madhe parash vetëm që fëmijët të tërheqìn denòncimin ndaj Berkut. Shengyli, ndonëse iu dèmtua bashkëshorti nga Berku, menjëherë bie dakord me atë plan të Akifit por i sugjeron atij që t’ia bëjë propozimin Omerit, sepse ai edhe mund t’i pranojë paratë ndërsa Kadiri kurrsesi.