Orhani rikthehet në dhomë me Shengylin por kjo e fundit e zgjon nga gjumi për shkak të sìkletit që ka, se me çfarë do i paguajë këstet e telefonit të Omerit, pasi duket qartë se Suzana nuk do hedhë asnjë hap drejt tij. I irrìtuar pafund që ajo është sjellë mirë me Omerin ditët e fundit vetëm që të mund të përfitojë ndonjë para nga lidhja e tij me Suzanën, Orhani ndèz një dèbat me të, në mes të natës. Dèbatin e dëgjon edhe Ogulxhani, i cili nuk bën dot asgjë për t’a ndaluar babanë e tij që del nga shtëpia dhe shkon të flejë në shtëpinë e fëmijëve.
Ogulxhani kërkon vetëm të dijë përse lindi ai dèbat dhe kështu, Shengyli i tregon atij gjithë të vërtetën e bìrësimit të Omerit dhe se kush është nëna e tij e vërtetë. Mëngjesin e të nesërmes, nëna e tij e vërtetë do shkojë pranë Kadirit para se fëmijët të shkojnë në shkollë. Ajo flet hapurazi me të lidhur me Omerin, duke e shòkuar Kadirin teksa i thotë se do donte që Omerit të mos i thonin gjë se ajo është nëna e tij, që t’a vazhdojë jetën si gjithmonë, me ndryshimin e vetëm se ajo do i ndihmojë shumë financiarisht.
Përveç tyre, edhe fakti që Suzana po heq dorë nga Omeri vetëm që të mos i prìshet rehatia Harikës, bën që Kadiri të nevèritet aq shumë nga ajo, saqë nuk pranon asnjë lloj ndihme që ajo ofron. Gjatë kohës që ato po flasin, fëmijët ndodhen në autobuz. Për herë të parë, në mesin e tyre do jetë edhe Doruku. Ai lë makinën e tij lùksoze dhe përdor autobuzin për të shkuar në shkollë, vetëm që t’i tregojë Asijes me fakte që ai nuk ka tùrp të bëjë jetën që ajo bën dhe se ajo që i ka vënë Berku të dëgjojë, është nxjerrë nga konteksti.
Sado që përpiqet edhe Doruku për pajtim por edhe Ajbikeja për pajtimin e tyre, Asija sërish mban qëndrimin e saj, ndonëse brenda vetes i pëlqen shumë çfarë po bën Doruku. Fëmijët mbërrijnë në shkollë, kryejnë të gjithë orët pa asnjë incìdent dhe në përfundim, Omeri shkon në punën e re që ka filluar, në dyqanin e celularëve me një prònar mëse të mirë. Çdo gjë do shkojë shumë mirë derisa Tollga të vendosë se do të hàkmerret ndaj Omerit, jo vetëm për dhùnën por edhe për afrimitetin e tij me Aishen, ish të dashurën e Tollgës.