Para familjes së fëmijëve jetìmë dhe familjes së Orhanit, do shfaqen pamjet filmike të të ndjerëve, vëllait të Orhanit dhe gruas së tij. Ashtu si fëmijët e përmalluar për prindërit, edhe gjithë të tjerët do lòtojnë nga ajo video. Në përfundim, Shengyli u gatuan fëmijëve dhe ulen të gjithë sëbashku rreth sofrës, ku ajo thekson vazhdimisht se janë një familje, por Omeri nuk duron dot më. Ai ia përplàs në fytyrë që po të ishin një familje, ajo nuk do ua kishte vjèdhur paratë që Suzana u ka lënë ndërmjet saj, pak pas vdèkjes së prindërve.
Në atë tavolinë, vetëm fëmijët nuk e dinë atë ngjarje. Shengyli dètyrohet t’a pranojë dhe kështu zhgènjen djalin e vajzën e saj, por edhe u kujton se pak ditë para parave të Suzanës, ajo ka marrë para nga Akifi dhe ua ka dòrëzuar atyre por ato nuk i kanë prannuar dhe i kanë kthyer mbrapsht. Me bindje, Shengyli thotë se ato do bënin të njëjtën gjë me paratë e Suzanës, prandaj dhe nuk ua ka dhënë. Kur tregon se paratë i ka përdorur për rregjistrimin e fëmijëve të saj në shkollë, Kadiri e përgëzon.
Ai ul gjàkrat duke e pranuar se do ia kishte kthyer paratë Suzanës dhe thotë se sidoqoftë, Shengyli i ka përdorur për një kaùzë shumë të mirë. Darka mbyllet me aq ndërsa të nesërmen në shkollë, një prej fëmijëve do lèndohet sërish. Ai fëmijë do jetë Asija, të cilës Berku do i tregojë dhe kèq interpretojë bisedën me Dorukun që ai ka rregjistruar një natë më parë, ku ngjan sikur Doruku do e pranojë Asijen vetëm sepse do e ndryshojë dhe do e bëjë si vetja. Asija mèrzitet shumë dhe nuk e mban për vete por ia tregon edhe Dorukut.
Para Dorukut që kërkon menjëherë llògari, Berku thotë se po i bënte nder atij sepse nuk duhet t’a ùlë nivelin duke pasur një të dashur aq të vàrfër. Sakaq, shkolla përfundon dhe Omeri largohet për në shtëpinë e Suzanës sëbashku me Kadirin. Teksa punojnë, Shengyli u troket në derë dhe kërkon të flasë vetëm për vetëm me Suzanën. Orhani ndërkohë telefonon Kadirin për t’i thënë t’a ndalojë Shengylin sepse ajo do i tregojë Suzanës për Omerin por Kadiri u shkon pranë vonë, pasi është rrëfyer çdo gjë tek Suzana.