Harika nuk e duron dot prezencën e Asijes pranë Dorukut ndaj e kèrcènon atë të heqë dorë nga garimi, por Asija nuk e bën. Rrjedhimisht, ajo ia lyen fytyrën gjithandej me buzëkuq që nuk hiqet për 24 orë. Omeri tërbòhet kur mëson çfarë i ka bërë Asijes dhe pa e ditur se motra e vërtetë është Harika, e kèrcènon këtë të fundit, me videon që Ajbyke i ka bërë duke vjèdhur në dyqan. Omeri shkon t’a vendosë në ekranin që shikon e gjithë shkolla por Kadiri nxiton pas tyre dhe nuk e lejon Omerin të bëjë diçka për të cilën edhe mund të pendohet.
Ai ia fshín videon nga telefoni, gjë që çudit pafund edhe Harikën, ndërsa para Omerit, Kadiri jùstifikohet duke thënë se nuk mund të bëjnë diçka që u rrezìkon bursat e vendin e punës. Gjatë asaj kohe, Shengyli tyre po fiton një vend pune. Ajo i shkon në shtëpi Nebahatit dhe me kèrcènimin e videos që zotëron, fillon punë si shérbëtore në shtëpinë e saj, me rrogën që e cakton vetë. Vajza e Nebahtit, Melisa, ka rënë në dashuri kokë e këmbë me Kadirin, ndaj dhe u shkon në shtëpi fëmijëve, me pretekstin për të mësuar.
Kadiri e di pëlqimin e Omerit për të, ndaj dhe del nga shtëpia për t’i lënë ato të dy vetëm. Si rrjedhojë, Melisa e përfundon më herët projektin që kishte. Kadiri e shoqëron për në shtëpi me motorrin e shokut të tij dhe kur mbërrijnë, Melisa i jep paprítur një puthje në faqe. Kadiri mpihet e tëri por ende më shumë mpihet kur shkon në shtëpi dhe Omeri i entuziasmuar e pyet nëse Melisa i foli gjë për të. Paralèlisht, një tjetër person është ngurtësuar tótalisht. Ajo është Suzana, e cila doli të darkojë me familjen por në atë restorant erdhi edhe Akifi me gruan e tij.
Ndryshe nga tavolina e akullt e Suzanës, në darkimin e Akifit me Nebahatin ka shumë të qeshura, si dhe një dhuratë tepër të shtrenjtë që Akifi ia bën Nebahatit, një vàrëse elegante. Harika i shikon dhe tenton të hapë temë me babanë e saj, se si ka rënë ai në dashuri me nënën e saj, por Kenani jep përgjigje të ftohta e më pas largohet për një telefonatë pune. Mëngjesin e të nesërmes, Suzana troket në shtëpinë e Akifit për t’i thënë atij dhe Nebahatit se ka vendosur të divòrcohet, ndërsa vajza e tyre Melisa, atë mëngjes vendos t’i rrëfejë dashurinë Kadirit por e dëgjon edhe Omeri.