Për familjen time/ Tajfuni gjuan me armë drejt Asijes dhe Omerit

Tajfuni nuk ka vendosur ta falë Omerin edhe pse ky i fundit i solli paratë që ia mori Dorukut. Ai menjëherë u vihet pas për ta vrarë Omerin teksa i drejton dhe armln këtij të fundit pasi e gjen.  E ndodhur në ato çaste aty, Asija i del para Omerit për ta mbrojtur dhe plumbi i shpon trupin e saj duke e lënë të plagosur në vend.

Edhe pse nuk vonohen shumë për ta dërguar në spital, mesa duket për Asijenka ende shpresë. Sakaq, Mes Dorukut dhe Omerit plas një sherr i madh ku debatojnë se cili nga ata është fajtori. I ndodhur aty, Orahni dëgjon dhe shikon çdo gjë që po ndodh aty.  Ai shokohet nga nipi i tij Omeri aq sa nis të shqetësohet shumë për fatin e Asijes.

Nga ana tjetër, ndodhen prindërit e Dorukut që nuk po e perjetojnë aspak mirë këtë situatë. Resuli goditet pas koke nga Nebahati pasi ky i fundit donte të bënte një denoncim në polici për Akifin. Ai rrezohet në tokë pa ndjenja dhe nga paniku se mos e ka vrarë telefonon menjëherë Akifin. Sakaq, Akifi niset menjëherë për aty por kur mbërrin gjen Resulin e ngritur në këmbë.

Akifi nuk humb kohë dhe e godet dhe njëherë Resulin pas koke duke e lënë këtë herë të vdekur në vend. Mirëpo edhe pse Akifi mendon se askush nuk i ka parë, duke pastruar dhe hequr të gjitha provat nga vendi i ngjarjes, një i panjohur vëren çdo gjë nga larg. Mirëpo, Akifi me djallëzinë e tij ruan orendinë që Nebahati gofiti herën e parë Resulin.