Suzana gjen si rrugëzgjidhje që të kërkojë ndihmë për para nga një mikeshë e saj, e shtresës sociale më të pasur por për shkak të fjalëve që ka dëgjuar nga Nebahati për Suzanën, ajo nuk e ndihmon dhe gènjen duke u justifikuar sikur nuk i ka aq para në gjendje, edhe pse shuma është e padiskutueshme për nivelin e saj. Ndërkohë, molla e shèrrit për Suzanën dhe Nebahatin, Akifi, në ato momente po i drejtohet personit të gàbuar, duke pandehur se ai po e kèrcènon me mesazhe.
Erhani e drejton qëllimisht gàbim tek ai, sepse personi nga i cili kërkon llogari me dhùnë Akifi, është punonjës shtèti dhe për shkak të sjelljes që bën ndaj tij, Akifi përfundon për pak orë pas hekurave, në kòmisariat. Sakaq, djali i tij Doruku, vijon të bëjë heròizma të mëdha kundrejt të dashurës së tij, Asijes. Kjo e fundit, nuk pranon ndihmë apo mëshìrë nga të tjerët, përfshirë dhe Dorukun, ndaj, edhe pse ai nuk i llogarit aq para sa i duhen asaj për qeranë e shtëpisë, sërish nuk i pranon.
Të dy sëbashku shkojnë në një argjendari, ku Asija shet me kèqardhje unazat e prindërve të saj të ndjerë. Mirëpo, sapo Asija largohet që aty, Doruku rikthehet dhe kundrejt një shume më të madhe nga ajo që mori Asija, ai i blen unazat sërish. Mirëpo, ndihma e Dorukut nuk është e pakushtëzuar vetëm ndaj Asijes por ndaj çdo personi që e do me shpirt dhe këtu përfshihet edhe motra e tij Melisa, e cila po përjeton vështirësi për t’u takuar me Kadirin, sepse prindërit e tyre janë shumë kundër asaj lidhjeje.
Që të dalë nga shtëpia pa e vënë re njeri, ajo kërkon ndihmën e Dorukut dhe ky i fundit ia jep, pa hezituar. Nëna e tyre, Nebahati, bindet se Melisa është në dhomën e saj duke qàrë nga mèrzia që po ia ndalojnë lidhjen me Kadirin, ndaj dhe nuk futet fare brenda, me idenë që të mos e ngàcmojë më tepër. Ajo natë kalon me aq por të nesërmen, rrezìku do kthehet në doza shumë më të larta. Hàkmarrja ia vèrbon sytë Tollgës, i cili zëvëndëson àrmèn e rrème me një àrmè të vërtetë në shkollë, që Doruku të qèllohet me të vërtetë në skenë e të vdèsë.