Suzana rrènohet totalisht nga ana ekonomike dhe mendon të kërkojë ndihmë nga një prej shoqeve të shtresës sociale ku ajo përkiste deri pak ditë më parë. Shoqja saj, në momentin që merr telefonatën, ndodhet pranë Nebahatit, e cila e ka mbushur me mllèf dhe inàt kundrejt Suzanës, ndaj ajo refuzon t’i japë para, duke u justifikuar sikur po përjetojnë një krìzë ekonomike në familjen e saj dhe nuk i heq dot aq para, ndonëse Suzana po ia kërkon borxh dhe shuma është qèsharake për të.
Gjatë kohës që ato flasin, shkaktari i gjendjes së Suzanës, Akifi, i drejtohet një adrese, duke pandehur se do gjejë personin që po e kèrcènon me mesazhe dhe me videon që i ka dërguar Dorukut. Erhani qëllimisht e ka drejtuar gàbim tek ai, pasi personi që Akifi kàp nga grykët është avòkat dhe i di mirë ligjet. Për shkak të dhùnës që Akifi ushtroi, ai e denòncon në pòlici dhe për pak orë, Akifi qëndron pas hèkurave. Sakaq, djali i tij Doruku vijon të shprehë dashurinë e pakushtëzuar nga Asijes.
Asija, ndonëse e beson dashurinë që Doruku ndjen për të, sërish nuk pranon asnjë lloj ndihme ekonimike nga ai apo dikush tjetër, duke mbajtur krenarinë e saj dhe të familjes së saj. Megjithatë, Doruku e shoqëron deri në argjendarinë ku ajo do shesë unazat e prindërve të ndjerë, që të mund të paguajnë qeranë e atij muaji. Asija merr paratë dhe largohet ndërsa Doruku rikthehet në dyqan për t’i blerë unazat që Asija sapo shiti, edhe pse i merr më shtrenjtë. Por, teksa ato gëzojnë dashurinë e tyre, dikush po bën një plan djàllëzor kundër tyre.
Ai person është Tollga, i cili në emër të hàkmarrjes për çfarë i bënë me videon e filmuar, vendos t’i japë fùnd jetës së Dorukut dhe të dërgojë pas hekurave Omerin, duke ndërruar àrmèn e rrème me një àrmè të vërtetë, sepse në skenë, Omeri do qèllojë Dorukun. Berku e gjen në dèpon e shkollës sapo Tollga ka ndërruar àrmèt dhe tenton t’a kthejë mbrapsht nga ajo çmènduri por Tollga e grùshton aq sa t’a lërë pa ndjenja, e mbyll me çelës brenda në dèpo dhe pa e parë njeri, largohet që aty.